Gunther Krichbaum, deputeti i Bundestagut gjerman ka komentuar me nje status në rrjetet sociale takimin e zhvilluar me kryeministrin Edi Rama në Berlin dhe ka sqaruar se çfarë i ka bërë të qartë shefit të qeverisë shqiptare lidhur me negociatat e vendit tonë me BE-në. Për deputetin gjerman, reformat e bëra deri tani janë të pamjaftueshme.
“Dje kam takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Bundestagun e Gjermanisë.
Me këtë rast, personalisht i thashë atij se unë mendoj se hapja e bisedimeve të pranimit të Shqipërisë me BE është e parakohshme në këtë fazë. Reforma e mëparshme ende nuk janë të mjaftueshme”.