Përfaqësuesi i biznesit në Kukës Sokol Kolgjini, njëkohësisht edhe një prej organizatorëve të protestës së banorëve të Kukësit kundër tarifës në Rrugën e Kombit, në një intervistë për ‘Fax News’ ka folur për mesazhet kërcënuese që kanë marrë organizatorët e protestës.
Ai ka thënë se kjo nuk i ka frikësuar organizatorët por i bëri thirrje organeve kompetente që të marrin masa për këtë çështje dhe të nisin hetimet pasi kjo nuk zgji situatën por vetëm e përshkallëzon atë.
“Kemi pasur një deklaratë për mediat në lidhje me kërcënimet për organizatorët e protestës dhe kemi bërë me dije se kërcënime të tilla nuk na frikësojnë por na bëjnë më kurajozë. Disa anëtarë të grupit organizativ kanë pasur kërcënime me anë të SMS-ve, dhe nuk e kuptoj se kush do me acaru këtë situatë se kjo nuk i shërben zgjidhjes ss situatës. Segmente të caktuara po përpiqenë që të agravojnë situatën. Besoj se do të kemi veprim të focave të ligjit që këto tentakula të priten. Nuk do ta degradojmë situatën deri tek një problem personal. Është problem komuniteti dhe kur një komunitet ka probleme të mëdha nuk mund të merremi me probleme të vogla”, tha ai për ‘Fax News’.
Kolgjini tha se nuk kishte dijeni se nga vinin këto kërcënime, duke shtuar se kjo është punë e organeve kompetente që duhet të hetojnë.
“Nuk është puna jonë që ti hetojmë se nga kush vijnë, duhet të merren organet kompetente që ti gjejnë ata persona”, u shpreh Kolgjini.
Për 4 kuksianët që mbahen ende në burg ai tha se është e psdrejtës pasi për të njëjtën arsye që të tjerët u liruan ata mbahen në burg.
“Ata nuk po lirohen, kjo më shqetëson, nuk mund të gjykojmë që është një gjykm i drejtë ku për të njëjtën akuzë disa dalin, disa jo”.
I pyetur nga gazetari Ermal Hallaçi në lidhje me tarifën e re prej 3 eurosh që është përfolur se do të vendoset për banorët e Kukësit, ai tha se taksa duhet të zerohet pasi është e padrejtë, vetëm se është zëvendësuar më një shifër tjetër.
“Kjo është një taksë e padrejtë, thjeshë është zëvendësuar me një shifër më të vogël, rrafshi i të drejtës është që ne mos të paguajmë dy herë për të njëjtin qëllim, kjo taksë duhet të zerohet, është e papranueshme. Mund të gjejmë zgjidhje më të pranueshme, zerimi i taksës”, tha Kolgjini. (B.H/Faxweb)