Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se nesër diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un do të takohet me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in.
Në samitin e nesërm në Korenë e Jugut, pritet që të diskutohet për përfundimin zyrtar të luftës mes dy vendeve si dhe ndaljes së programit për armët bërthamore.
Bashkë me diktatorin, në këtë takim do të jetë edhe bashkëshortja e tij si dhe një ekip me zyrtarë të lartë. Por një gjë interesante është zbuluar në lidhje me këtë takim. Lideri komunist do ta sjellë me vete edhe një tualet personal
The Ëashington Post shkruan që Kim Jong-un nuk përdor tualete publike pasi nuk dëshiron të lë prapa mbetjet e tij fekale, të cilat përmbajnë informacione rreth shëndetit të tij e që ai dëshiron t’i mbajë sekret. Sipas këtij raporti, Kim nuk përdor madje tualetet publike as brenda shtetit të tij.