09:20 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vizita historike/ Kim Jong-un zbret në Jug: Një histori e re nis këtu! Mbillet dhe një pemë

13:05 | 27/04/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vizita historike/ Kim Jong-un zbret në Jug: Një histori e re nis këtu! Mbillet dhe një pemë

Kim Jong-un u bë lideri i parë i Koresë së Veriut që shkel në Korenë e Jugut, duke kaluar vijën ushtarake që ka ndarë gadishullin që prej fundit të Luftës Koreane, në vitin 1953.

Në një moment plot simbolikë, lideri koreano-jugor Moon Jae-in dhe Kim shtrënguan duart në kufi, në të dyja anët e tij për të qenë të saktë, pasi Kim e ftoi Presidentin e Koresë së Jugut që për pak çaste të kalonte kufirin drejt Veriut. Ndryshimi i situatës është kolosal, pasi vetëm pak muaj më parë diskutimi mes vendeve ishte luftarak, ndërsa tani ata mund të diskutojnë paqen dhe armët bërthamore.

Pjesa më e madhe e temave të samitit janë dakorduar mes palëve, megjithëse shumë ekspertë janë skeptikë për entuziazmin e Veriut për një marrëveshje. Pas ceremonive zyrtare, dy liderët hynë në Shtëpinë e Paqes në Panmunjom, një ndërtesë ushtarake në zonën e çmilitarizuar në kufi, ku Kim firmosi në Librin e Miqve.

“Një histori e re fillon këtu!”, ishte shënimi i tij.

Vizita historike u mirëprit në Korenë e Jugut. Milionë njerëz ndoqën drejtpërdrejtë momentin kur Kim Jong un dhe Moon Jae-in shtrënguan duart dhe më pas iu drejtuan “Shtëpisë së Paqes”, e ngritur pikërisht në vendin ku u nënshkrua armëpushimi që i dha fund luftës civile. Megjithatë, mes dy vendeve nuk ka një deklaratë paqeje dhe teknikisht janë ende në luftë. Edhe kjo pritet të jetë një temë e hedhur për diskutim në tryezën dypalëshe.

Në orët e pasdites, me orën lokale, dy udhëheqësit mbollën një pemë në shenjë simbolike duke përdorur dhe e ujë nga të dyja vendet.

Por, jo të gjithë e mirëpritën vizitën e diktatorit koreano-verior në jug. Disa grupe konservatorësh protestuan në Penian dhe në afërsi të zonës ku po zhvillohet samiti. Ata janë mosbesues dhe thonë se plani i Kim Jong-un nuk është paqja.

 

Pas

Video/ Si u sulmua çifti në Kamëz, pamje nga vrasja, autorët hynë në market, djali u fsheh poshtë banakut

Para

Foto/ Kush është Ruzhdi Hode, autori i dyshuar i vrasjes në Kamëz, si e sulmuan çiftin në sy të djalit 6-vjeçar

Para
Foto/ Kush është Ruzhdi Hode, autori i dyshuar i vrasjes në Kamëz, si e sulmuan çiftin në sy të djalit 6-vjeçar

Foto/ Kush është Ruzhdi Hode, autori i dyshuar i vrasjes në Kamëz, si e sulmuan çiftin në sy të djalit 6-vjeçar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump njoftoi armëpushimin në Lindjen e Mesme, Izraeli rihap hapësirën e tij ajrore

Armëpushimi Iran-Izrael, familjet e pengjeve i bëjnë thirrje Netanyahut: Përfshini edhe Gazën!

Merz: Mirëpresim armëpushimin mes Iranit dhe Izraelit

Izraeli pranon armëpushimin pasi ‘eliminoi kërcënimin bërthamor e raketor të Iranit’

Vatra e zjarrit në Kukës ende aktive pas 24 orësh, ndërhyrje intensive nga zjarrfikësit

Sulme në Gaza: Izraeli godet civilë që prisnin ndihma, 21 të vdekur

Lirohen 57 ushtarë të rrëmbyer në Kolumbi

Irani: Raketat u qëlluan para nisjes zyrtare të armëpushimit

Arakchi mohon marrëveshjen: Nuk ka armëpushim mes Iranit dhe Izraelit

Dita Ndërkombëtare e Grave në Diplomaci

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.