Ka kaluar një muaj e ca ditë qëkur Floriana Garo ka sjellë në jetë vajzën e saj dhe ditën e sotme ajo ka postuar disa foto në profilin e saj në Facebook. Ish-moderatorja e “Jo vetëm mode” e ka marrë veten shumë shpejt dhe duket shumë në formë.
E veshur me një fustan lejla të errët, i kapur tek beli dhe me një buzëqeshje rrëzëllitëse, ish- miss-i shqiptar duket shumë në formë.
Floriana është bërë për herë të parë mama me 12 mars të këtij viti, i një vajzë të cilën e kanë quajtur Adia.