Firma e fuqishme e lobimit në Uashington, Ballard Partners, ndërpreu sot kontratën me një klient kontrovers pas një hetimi të Daily Beast sipas të cilit, klienti ASM International General Trading LLC, kishte lidhje me një person të quajtur Samer Foz, biznesmen dhe aleat i diktatorit të Sirisë, Bashar al Assad.
“Dje një raport mediatik u interesua për përfaqësimin që firma jonë bën ndaj ASM International General Trading LLC, duke u bazuar mbi lidhjet e njërit prej aksionerëve të ASM.” – tha për Daily Beast, Brian Ballard presidenti i kompanisë lobuese.
“Artikulli i Daily Beast gjithashtu thekson se firma jonë përfaqëson organizatën Citizens for a Safe and Secure America, objektivi i së cilës është promovimi i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara përmes mbështetjes së politikave që çojnë në një Siri të lirë e demokratike.” – vijon Ballard.
“Firma jonë është plotësisht e përkushtuar të ndihmojë Citizens for a Safe and Secure America në arritjen e qëllimit të tyre të rëndësishëm dhe nuk do të lejojmë artikujt në media që të shpërqëndrojnë vëmendjen nga misioni ynë. Prandaj, ne kemi vendosur të ndërpresim kontratën tonë me ASM, që nga sot. Për sa që prania e firmës sonë në Uashington po rritet, ne do të intensifikojmë shqyrtimin e profileve të klientëve tanë, në mënyrë që të minimizojmë pengesat e këtij lloji në të ardhmen.”
Një prej klientëve të Brian Ballard, organizata Citizens for a Safe dhe Secure America, mbron rrëzimin e regjimit të Asadit në Siri. Presidentja e kësaj organizate, Rim Albezem, reagoi mbi vendimin e Ballard për t’i dhënë fund kontratës me ASM, duke e mbështetur këtë vendim.
Dy ditë më parë, në një shkrim investigues, media amerikane Daily Beast kishte zbuluar se kompania ASM International General Trading LLC, për të cilën Ballard Partners lobonin në Uashington, kishte një prej pronarëve të saj familjen e pasur Foz, të lidhur ngushtësisht me diktatorin brutal të Sirisë Bashar Al Assad.
Ndërkohë, Ballard Partners jo vetëm që përfaqëson një prej organizatave që kërkon rrëzimin e Assadit, por vetë kompania është një ndër më të afërtat e Presidentit Trump.
Ndërkohë që në artikullin e 25 prillit, Daily Beast tregon se Ballard Partners vijon të përfitojë miliona nga përfqësimi në Uashington i disa qeverive të Evropës Lindore, Ballkanit e Lindjes së Mesme.
Në 6 dhjetor 2017, Fax News publikoi një shkrim ku zbuloheshin lidhjet e qeverisë Rama me këtë kompani lobuese në Uashington. Qeveria e Partisë Socialiste përmes drejtorit të informacioni në Kryeministri Endri Fuga, nënshkroi një kontratë që niste në 1 prill të vitit 2017 e sipas së cilës Qeveria do t’i paguante Ballard Partners 20 mijë dollarë në muaj për të lobuar përtej Atlantikut.
Deri në 1 mars të këtij viti, atëherë kur përfundoi kontrata, Qeveria e Shqipërisë u pagoi lobuesve amerikanë, plot 240 mijë dollarë.
Top Trump Fundraiser Caught Working for Assad Ally
Brian Ballard, viewed by some as the lobbyist closest to President Donald Trump, is working for an ally of Syria’s brutal dictator, Bashar al-Assad. Ballard’s firm, Ballard Partners, disclosed on March 15 that it has taken on a Dubai-based trading company called ASM International General Trading LLC as a client.
Zbulohet kontrata 240 mijë dollarëshe e PS me Ballard Partners (FOTO+VIDEO) – FaxWeb
Fax News zbardh të plotë kontratën e lobimit që Partia Socialiste ka firmosur kompaninë amerikane Ballard Partners me vlerë 240 mijë dollarë. Kjo kontratë mban firmën e drejtorit të informacionit në kryeministri Endri Fuga që ka firmosur për llogari të kryeministrit Edi Rama. Kontrata ka si qëllim forcimin e raporteve ndërmjet Shqipërisë dhe qeverisë federale …
(E.L./Faxweb)