Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha iu kthye marrëveshjes së 18 majit me Edi Ramën, duke e konsideruar si një “një zgjidhje të detyruar nga jashtë dhe nga brenda” dhe si dëmtuese të PD-së në aspektin e rezultatit të zgjedhjeve.
Më tej, kreu i PD-së shtoi se, “veç të tjerave, marrëveshja u përdor nga propaganda socialiste për të goditur Partinë Demokratike”.
“Por, ndërsa marrëveshja e dëmtoi PD-në elektoralisht, ironia është se marrëveshja qe momenti i kthesës për vetëdijësimin dhe qëndrimet e faktorit ndërkombëtar ndaj Shqipërisë dhe qeverisjes Rama. PD humbi edhe për shkak të marrëveshjes, por Shqipëria fitoi nga marrëveshja”, theksoi Basha.
(M.Q/Faxweb)