Në Korçë ka nisur bllokimi i pikave të karburantit të “Gulf”. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bllokuar 2 pika karburantesh në fshatin Libonik përgjatë aksit Korçë-Maliq dhe një pikë në qytetin e Korçës. Bllokimi nga Hetimi Tatimor pas skandalit te mashtrimit nga “Gulf”.
‘Fax NeWs’ ishte i pari që njoftoi falimentimin e ‘Gulf’. Ndërkohë që është shpallur në kërkim menaxheri kryesor, Albano Aliko.
‘Gulf’ kishte shitur naftë me tollona shumë më tepër litra karburant nga sa ka patur në gjendje kompania.
Mashtrimi I kësaj kompanie llogaritet në vlerën e 5 milionë eurove. “Gulf” e nisi aktivitetin e vet në Shqipëri në shator të vitit 2013 me krijimin e shoqërisë “Sun Petroleum”. 6 muaj më vonë, në shkurt të vitit 2014, shoqëria u ble nga kompania “offshore” “Universal Energy Group”, duke krijuar kështu një skemë zinxhir kompanish guaskë, përmes së cilës nuk mund të arrihet tek pronarët e vërtetë.
Ndërkohë, më 9 mars, administratori gjeorgjian i kompanisë Irakli Svanidze dha dorëheqjen për arsye që thuhen se janë personale.
https://www.youtube.com/watch?v=rNdYs50JAF8&feature=youtu.be
(B.H/FaxWeb)
Discussion about this post