U zhvillua sot në Gjykatën e Tiranës seanca për dhënien e masës së sigurisë për dy të rinjtë e arrestuar për vrasjen brenda marketit në Kamëz.
Burime bëjnë me dije se dëshmitë e tyre në seancë kanë qenë kontradiktore, pasi asnjëri nuk e ka pranuar vrasjen, duke i hedhur fajin njëri-tjetrit.
Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hode, kanë pranuar se kanë qenë pjesë e grabitjes, po asnjëri prej tyre nuk ka pranuar se ka qëlluar mbi Agim Buçin.
Gjykata vendosi që ti lërë në burg të dy të rinjtë. Nga hetimet e deritanishme rezulton se ka qenë Vladimir Kurti ai që ka qëlluar mbi Buçin, ndërsa Hode ka qenë në mbrojtje të veprimeve të tij. Ndërkohë pavarësisht kërkimeve ende nuk është gjetur arma me të cilën dy të rinjtë kryen krimin e rëndë.
Kujtojmë se ata u shoqëruan pak orë pas vrasjes së rëndë, dhe më pas u lanë të lirë për mungesë provash.
Më pas Policia i mbajti ata nën vëzhgim, ndërsa ajo që i nxori zbuluar ata ka qenë komunikimi me tyre, teksa kanë thënë ‘’ia hodhëm”.
(E.K/FAXWEB.AL)