Jep dorëheqjen dhe një tjetër gjyqtare. Nga burime brenda Presidencës bëhet me dije se Brunilda Kasmi, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Tiranës ka dhënë dorëheqjen.
Gjithashtu mësohet se Kasmi ishte dhe kandidate për në KLGJ, ndaj si e tillë do t’i jepej përparësi për të kaluar në procesin e vlerësimit.
Kujtojmë se ILDKP në vitin 2016 e ka gjobitur gjyqtaren Brunilda Kasmi, mes 81 zyrtarëve të tjerë të lartë për mosdeklarim të pasurisë.
Discussion about this post