Ish-kryetari i PD-së në Kukës Ibsen Elezi i cili spikati me fjlimin e tij dje në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të kësaj partie nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ ka sqaruar se ai me vullnetin e tij nuk ka kandidur as në 2013-ën për deputet e as në 2015-ën për kryetar Bashkie edhe pse ia kanë ofruar.
Elezi thotë se foli për demokratët pasi i dhimbset teksa sheh që PD po shkatërrohet.
Postimi i Elezit:
“Dua falenderoj disa qe me thone suksese.
Ka nje keqkuptim, une s’kam kandidu me vullnetin tim as ne 2013 per Deputet dhe as ne 2015 per Kryetar Bashkie edhe pse ma kane ofruar.
Qe do te thote se fola per demokratet, kam qe nga dhjetori 90 ne PD dhe me dhimbset kur e shoh te shkaterrohet.
Personalisht si ne Kukes edhe Tirane do mbeshtes njerez qe besoj se kane figure morale te paster per te na perfaqsuar”.
(B.H/Faxweb)