Politikani i njohur shqiptar, Milaim Zeka, ka përshëndetur Kryeministrin Edi Rama me një foto nga Gjiri i Lalzit.
Zeka, i njohur për komentet e tij pikante në rrjet, ka kaluar fundjavën në Gjirin e Lalzit, ku është përballur me një situatë aspak të mirë të mirëmbajtjes së vijës bregdetare.
Në fotot e shpërndara nga Zeka në faqen e tij në Facebook, duken plehrat që kanë zaptuar bregun e detit.
Zeka shkruan:
“Kjo foto u ba enkas per Kryeministrin Rama, me pa se ne çfar pleherash jetojme buze detit. Keto jane pamje nga Gjiri Lalsit.
Shqiperia nuk prodhon makina, as telefona budall, se le ma te mençur. Shqiperia jeton nga turizmi…”
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post