Stresi është një nga reperët më të përfolur në showbizin shqiptar. Kohët e fundit reperi ishte i ftuar në një intervistë për emisionin ‘NIN’. Intervista konsistonte në një lojë me dënime mes Stresit dhe moderatorit.
Ata i bënin pyetje njëri-tjetrit dhe në momentin që dikush nuk pranonte të përgjigjej, dënohej duke ngrënë kombinime të shpifura ushqimesh.
Moderatori i kërkon Stresit: “Thuaj emrin e një kolegeje me të cilën ke pasur lidhje ose ke bërë flirt. “Po e them, është një kolege, Fifi.”- thotë reperi, i cili më pas ka filluar të qeshë. Dhe ka shtuar se kjo gjë ka ndodhur para shumë kohësh.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post