Astrologia Meri Shehu ishte e ftuar tek “Rudina”, ku si çdo fillim muaji dha parashikimin për të gjitha shenjat. Për shumë prej tyre Meri nuk dha lajme të mira duke u shprehur se do të kenë jo vetëm një muaj të vështirë, por edhe një 7-vjeçar me luftë.
Meri paralajmëroi shenjën e Luanit se ky muaj do jetë i vështirë, por akoma më shumë duket 7 vjeçari që i pret sipas të cilës do jetë me shumë debate, skandale, ulje në detyrë. Luanët do provojnë tërmete dhe paqëndrueshmëri.
Një 7 vjeçar lufte do kenë edhe Binjakët që sipas Merit do kenë bllokime, skandale, lajme që i çorientojnë. “Një 7-vjeçar tronditës, të marrin pozitivitetin e majit dhe të përgatiten për luftën”, tha Meri.
(M.Q/Faxweb)