Ish-shefi antidrogës Dritan Zagani në një intervistë për ‘Fax News’ ka komentuar lënien e mandatit të deputetitnga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Zagani tha për ‘fax News’ se ajo çfarë ai kishte deklaruar po vërtetohet çdo ditë nga organet ligjzbatuese.
I pyetur për deklaratat e Tahirit i cili hodhi akuza ndaj të gjithëve, duke shigjetuar edhe kryeministrin Rama dhe ministrit Xhafaj, Zagani tha se ai është strategjinë e mbrojtjes së tij.
“E vërteta ime po provohet nga organet ligjzbatuese. Cdo gjë është e qartë, por kur vjen puna në të këputur sicili sheh veten e vet. Po ta shikosh pas daljes së të vërtetës, gjithësecili po shikon të mbrojë veten e vet. Nuk kishte si të bante. Por janë në strategjinë e mbrojtjes së njëri-tjetrit”, tha Zagani.
Dorëheqja e Tahirit për Zaganin ka ardhur nga presioni ndërkombëtar, pasi njerëz të nivelit të lartë në kancelaritë e Europës e kanë kërkuar.
“Është evidente dhe e kuptueshme nga të gjithë që ka kërkesa defakto për hetim pa asnjë lloj imuniteti. Nuk kas nevojë për komente se e kanë deklaruar njerëz me pushtet në të gjithë kancelaritë. Janë dorëzuar nga presioni i ndërkombëtarëve”, u shpreh ai.
Por ish-shefi i antidrogës ka pak shpresë tek drejtësia shqiptare, duke e cilësuar të komanduar.
“Drejtësia shqiptare sot komandohet. E vetmja shpresë është tek ndërkombëtarët, pasi ata janë lodhur dhe do të ndërhyjnë për hir të interesave të tyre, për të na shpëtuar edhe ne nga këta.
E vetmja mundësi dhe shpresë me realitetin që kemi sot janë të huajt. Unë e shoh si një kapitullim përballë presionit ndërkombëtar, përballë një të vërtete publike tashmë. Përballë një fakti të tillë nuk ka më rezistencë. Kam shpresë për shumë arsye, por edhe nuk i vë shumë faj akuzës se zotëria në fjalë me gjithë shefin ka pasur kohë për të pastruar gjithçka. Unë këtu jam një viktimë i një pseudoprove nga një telefonatë me një kolegun tim dhe kryeministri e quan bashkëpunim me njerëz kriminelë, ndërsa për ministrin kur flasim për prova dhe fakte për lidhje me krimin nuk quhet provë, edhe pse kanë dalë përgjimet”, u shpreh Zagani.
Në lidhje me akuzat e Tahirit ndaj Xhafajt se për bandat flet vetëm në ekran, Zagani tha se pavarësisht problemeve të shumta pasi politika ndërhyn tek policia e shtetit, gjendja sot është përmirësuar. Ai shtoi se në kohën e Tahirit policia dhe krimi ishte njësuar. Për vetingun në radhët e policisë, Zagani tha se do kishte dëshirë të bëhej që në kohën e tij, por sërish shprehu rerzerva ndaj këtij procesi pasi sipas tij mjafton të shikosh se kush janë ata që udhëheqin, duke e konsideruar këtë proces më shumë një tymnajë.
“Duhet të jemi koshientë që policia me këtë që drejton sot është shumë më lart se kur e la zotëria dje. Vetingu është më shumë një tymnajë, se shikoni kush drejton, por megjithatë situata është shumë më e mirë se kur zotëria ishte ministër”, u shpreh Zagani.
I pyetur se çfarë komenti kishte për deklaratën e Tahirit ase më shumë drogë kishte në kohën e PD-së, Zagani tha se ky është një krahasim bajat, por pranoi se i vetmi rast kur ai ul kokën është kur Tahiri përmend Lazaratin.
Ky është një krahasim bajat, Saimir Tahiri ma ul kokën vetëm kur përmend Lazaratin por krahasimi që bën se në kohën e PD-së ka patur më shumë drogë është bajat.
Sot dicka po lëviz, në kohën e Tahirit krimi dhe policia ishin një. Jo thjeshtë më shumë ka pasur drogë por u kthye policia në shërbim të krimit të organizuar dhe është kjo shkaku që partnerët janë çu në këmbë dhe po merren me ne”, tha ndër të tjera ish-shefi i antidrogës Dritan Zagani për ‘Fax News’. (B.H/Faxweb)