02:19 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjysma e shqiptarëve me pagë bruto nën 40 mijë lekë

19:18 | 03/05/2018
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjysma e shqiptarëve me pagë bruto nën 40 mijë lekë

Rreth 30% e shqiptarëve të punësuar me pagë paguhen në masën 24 mijë lekë bruto, e barabartë kjo me pagën minimale ndërsa gati 60% e tyre kanë pagë bruto më të ulët se 40 mijë lekë. Këto janë shifrat e reja të publikuara nga Instituti i Statistikave me burim nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. INSTAT ka filluar të marrë të dhëna mbi nivelin e përgjithshëm të pagave dhe numrin e të punësuarve me pagë nga tatimet dhe po i publikon këto të dhëna në faqen e vet të internetit.

download

Në fund të vitit 2017, sipas të dhënave të dërguara nga tatimet te INSTAT, afro 666 mijë shqiptarë rezultuan të punësuar me pagë nga të cilët 165 mijë janë të punësuar në sektorin publik ndërsa 500 mijë në sektorin privat.

Paga mesatare bruto gjatë vitit 2017 për të gjithë të punësuarit ishte 49 mijë lekë. Paga bruto përfshin pagën neto të punëmarrësit si dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore që paguhen nga punëmarrësi plus tatimin mbi të ardhurat personale kur pagat janë nën 30 mijë lekë. Ndërsa paga minimale zyrtare është 24 mijë lekë, paga reale e punëmarrësit është afro 21 mijë lekë.

Pagat sipas fashave. Burimi: Instituti i Statistikave
Pagat sipas fashave. Burimi: Instituti i Statistikave

Paga mesatare bruto në Shqipëri ka qenë 47 mijë lekë në vitin 2014 por ra në afro 46 mijë në vitin 2016 dhe u rrit në 49 mijë në vitin 2017. Në këtë periudhë katërvjeçare, pagat janë rritur në total 2.7% ose më pak se 0.6% në vit. Në terma realë, pra duke marrë parasysh inflacionin, punëmarrësit me pagë janë sot më të varfër se sa ishin në vitin 2014. Gjatë kësaj periudhe, indeksi i çmimeve të konsumit është rritur me 5.2% ndërkohë që pagat janë rritur me 2.7%. Kjo nuk është e gjithë panorama. Paga mesatare erdhi në rënie gjatë viteve 2015 e 2016 ndërsa u rrit me 6.8% gjatë vitit 2017. Burimi i vetëm i rritjes së pagave gjatë vitit të kaluar ishte sektori publik. Para zgjedhjeve të vitit të kaluar, qeveria rriti pagat e punonjësve në sektorin buxhetor në masën 12.8%. Të dhënat e publikuara nga INSTAT nuk lejojnë të shikohet veçmas paga mesatare e sektorit privat por rritja e pagës totale në ekonomi me 6.8% duke marrë parasysh rritjen e sektorit publik me 12.8% tregon se për sektorin privat nuk ka pasur rritje page as në vitin 2017.

Prej vitesh Shqipëria është në kushtet kur paga mesatare në sektorin publik është shumë më e lartë se sa ajo në sektorin privat. Kështu, ndërsa vitin e kaluar të 165 mijë punonjësit e sektorit publik kishin paga bruto në masën 61,600 lekë në muaj, mesatarja e ekonomisë, ku përfshihet sektori publik dhe ai privat, e kishte pagën 48,967 lekë ose 20% më e ulët.

Burimi: BIRN

Etiketa: INSTATpaga
Pas

“Lu kërkoi arrestimin e tij?” “Mother Jones”, “dorëheqja e Tahirit”, përgjigjet Ilir Meta

Para

Ronaldo? Mourinho zgjedh më të mirin mes “Fenomenit” dhe “CR7”

Para
Ronaldo? Mourinho zgjedh më të mirin mes “Fenomenit” dhe “CR7”

Ronaldo? Mourinho zgjedh më të mirin mes “Fenomenit” dhe “CR7”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.