Ditën e djeshme në zallin e lumit Kir në Shkodër u gjet i vdekur Dedë Shkalla, 52 vjeçari baba i pesë fëmijëve, prej vitesh punonjës i Policisë së Shtetit I cili I kishte dhënë fund jetës duke u vetëmbytur.
Ndërkohë që vetëmbytja e punonjësit të policisë ka ardhur vetëm katër ditë nga përfundimi i afatit për dorëzimin e formularit të vettingut.
Në një reagim në rrjetin social ‘Facebook’ ish-kolegia e tij, ish-eksperte në Drejtorinë e Policisë Shkodër dhe Tiranë, thotë se “eshte e kobshme te lexosh qe ne fakt Deda eshte veteflijuar nga “Vetting-u”… makaber! Nuk arrij ta kutoj c’mund ta lidhe ate njeri te varfer me vetting-un?! Cfare do deklaronte Deda? Sa kafshate buke ha secili nga femijte?! Jane nje varg pyetjesh rebelimi”, shkruan ndër të tjera ajo.
Postimi i plotë:
Kam punuar vite me pare me Deden dhe lajmi i djeshem, ku thuhej se ai u gjet i mbytur ne lumin Kir me trishtoi. Meqenese ne fillim u tha qe mund te kishte qene aksident, mendova qe aty e ka pas te shkruar nga Zoti. Me pas u tha qe nga hetimi mendohet qe Deda kishte vendosur vete te ikte nga kjo jete. Kjo me shtangu. Nje burre malesor si Deda, nuk e mendoja se mund ta bente. Po fundja dhe ai njeri ishte dhe cdo njeri vjen nje moment qe dorezohet dhe u luta qe te kishte gjet paqen! I kam akoma ndjesite aq te mira per ate njeri te “vuajtur”, nje baba me 5 femije, nga zona rurale dhe mundesi te pakta ekonomike. Ishte aq gazmor Deda, veshtiresite nuk ja kishin heq buzeqeshjen e njerezillekun. Ishte mirmengjesi i pare i buzeqeshur dhe nderimi plot respekt, qe merrja cdo mengjes ne porten e Drejtorise se Policise se Shkodres. Dhe e kam ruajtur te fresket cdo ndjesi miresie e respekti qe me ka dhene aq vite sa punuam ne te njetin institucion. Ne ate institucion ku jepnim secili aq sa mundim dhe po ashtu paguheshim per ate cfare benim. Deda (e jo vetem ai) e mbante si ujet e paket ate pune per te ushqyer familjen.
Sot, eshte e kobshme te lexosh qe ne fakt Deda eshte veteflijuar nga “Vetting-u”… makaber! Nuk arrij ta kutoj c’mund ta lidhe ate njeri te varfer me vetting-un?! Cfare do deklaronte Deda? Sa kafshate buke ha secili nga femijte?! Jane nje varg pyetjesh rebelimi, qe fundja s’ja vlen t’i shkruaj se pergjigje s’do kene, aq me teper qe Deda vete zgjodhi qe mos t’i pergjigjej. Edhe burrnine e mbyt skamja dhe frika qe femija s’do kete kafshaten e bukes! E kte une nuk e quaj turp as paburreri!
Por ajo qe me shqeteson, nga ajo qe lexoj ne shkrim eshte dhe te mos gjeturit e njeriut te njeriu! Kishte aq vite Deda ne ato ambjente e ne sherbim te eproreve apo te popullit dhe asnje nuk arriti ta sqaronte, ta mbeshteste, t’i jepte nje zgjidhje?! Ama stresin e shqetesimin e kane vene re!
Dede, kisha vite pa te takuar, por sot po te them: Udhetim te paqte ne boten e tjeter! Sa ishe gjalle ja sigurove nje kafshate femijeve, sot e mbrapa uroj qe t’i ofrosh force nga atje lart per te gjetur ate kafshaten qe ti nuk mund t’ja çosh me ne tavoline! Te qofte dheu i lehte!
E besoj nga atje lart do i shohesh “mrekullite” e Vetting-ut ndaj njerezve si ty! Dashte Zoti qofshin sa me pak te mbyturit ne pambrojtesi!
E nese vetting-u do na “shpetoje” nga njerezit si ty, kurre mos u befte!
(B.H/Faxweb)