08:26 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sherri te Varrezat e Dëshmorëve, pedagogu: U ngazëlleva kur pashë të rinjtë demokratë t’i thyenin portretet e Enver Hoxhës!

21:37 | 05/05/2018
në Aktualitet, Flash, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sherri te Varrezat e Dëshmorëve, pedagogu: U ngazëlleva kur pashë të rinjtë demokratë t’i thyenin portretet e Enver Hoxhës!

Gjatë ditës së sotme në homazhet për nder të të rënëve për atdheun disa të rinj demokratë thyen pankartat dhe portretet e Enver Hoxhës te Varrezat e Dëshmorëve. Për përplasjen mes të rinjve dhe simpatizantëve të diktatorit Hoxha ka reaguar dhe pedagogu e sociologu Ergys Mërtiri.

Në një reagim të tij, Mërtiri shkruan se është ngazëlluar kur ka parë të rinjtë demokratë të kryejnë një akt të tillë.

Nga Ergys Mërtiri

Ju lumtë dora atyre që thyen pankartat e Enver Hoxhës!

Dhuna nuk është kurrë mjeti i duhur i reagimit në një shoqëri demokratike, por e them pa dorashka se ndjeva një lloj ngazëllimi kur pashë disaj të rinj t’iu thyenin pankartat dhe portretet e Enver Hoxhës, komunistëve komunistëve dhe disa pseudoveteranëve, sot në varrezat e dëshmorëve.

Që kur Edi Rama ka ardhur në pushtet, këta matufë nostalgjikë janë ekzaltuar për një kauzë idiote duke nderuar epokën më të ndyrë të historisë së këtij vendi, atë të regjimit komunist. Manifestimet e tyre me protretet e kryekriminelit të këtij vendi në çdo ceremoni zyrtare, u bën të përhershme duke provokuar shëmtueshëm publikun.

Rama justifikohej atëherë se çdo njeri është i lirë dhe ai nuk mund të pengojë njerëzit të ekspozojnë çfarë parrulle të duan, por kur qelbi u shtua dhe reagimet e publikut u intensifikuan, ai e gjeti mënyrën sesi ti ndalojë ata, të paktën gjatë momenteve ceremoniale kur të pranishëm ishin vetë krerë të qeverisë.

Megjithatë, këto shfaqje vazhdojnë në vijimsi, menjëherë sapo qeveritarët mbarojnë homazhet e tyre, dhe portreti i diktatorit lejohet të ndotë hapësirën ku presupozohet se prehen eshtrat e atyre që dhanë jetën për këtë vend.

Indiferenca e shtetit për të ndaluar këtë perversion është indinjuese dhe e turpshme, ndaj natyrisht që nuk mund të fajsohen kurrë qytetarët që reagojnë në mënyrë spontane ndaj kësaj shëmtie, të cilën duhet ta ndalojë vetë shteti.

Reagimi i sotëm i të rinjve antikomunistë, është një reagim i detyruar dhe i dëshpëruar në kushtet kur shoqëria jonë, jo vetëm nuk i ka larë hesapet me të shkuarën e vet, por përkundrazi, ka mbetur peng i saj. Me të drejtë sot shumë njerëz janë të dëshpëruar kur shohin ish-funksionarë të atij regjimit të gëzojnë pose të rëndësishme politike, apo bijtë e tyre, të udhëheqin ende vendin në çdo fushë të jetës publike.

Për këtë arsye dora që theu sot pankartat nuk ishte thjesht një grusht ndaj portretit të Enver Hoxhës mbi duart e disa nostalgjikëve të matufepsur që u ka mbetur ora në oturakun e historisë, por një grusht ndaj shërbëtorëve të atij regjimi, që sot vazhdojnë të jenë të privilegjuar, pikërisht për shkak të shërbimeve që kanë bërë për të. /Civitas.al

Etiketa: ergys mertirisherri
Pas

Kryebashkiaku socialist shfaqet me fotot e Enver Hoxhës në homazhe

Para

Alex Ferguson shtrohet me urgjencë në spital

Para
Alex Ferguson shtrohet me urgjencë në spital

Alex Ferguson shtrohet me urgjencë në spital

Discussion about this post

 



Të Fundit

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Kuvendi i Kosovës prej më shumë se tre muajsh i paralizuar, sot tentativa e 47-të për konstituimin e legjislaturës së re

Trazira në Spanjë, tensionet mbi emigracionin ndezin përleshjet mes të rinjve dhe policisë

Australiani tenton të thyejë vitrinën e Gurit të Fatit në Skoci, arrestohet

‘Paqe ose sanksione’, Trump vendos ultimatum 50-ditor për Putinin, masa edhe kundër shteteve që bashkëpunojnë me Rusinë

Amerikani që vrau babanë e tij dhe tregoi kokën në YouTube dënohet me burgim të përjetshëm

Ulet norma tavan e interesit për kreditë e vogla konsumatore në 62.2%

“Mbi 100 civilë vriten çdo ditë në Gaza”, ministri egjiptian në Bruksel: Turp për të gjithë ne

Shqipëria kryeson Europën për emigracion neto negativ në vitin 2024

Mjeku gjerman del në gjyq për vrasjen e 15 pacientëve të sëmurë rëndë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.