Një 20 vjeçar nga Shijaku, Raul Bodlli, i cili drejtonte një Benz mercedez me targa AA864TV me pasagjer Klajdi Reka janë shoqëruar nga policia kufitare në Kakavijë pasi në mjetin ku udhëtonin pas kontrolleve është gjetur një sasi droge prej 20 kg e llojit kanabis.
Ata tentuan që të kalonin te pika doganore ‘Tre Urat’ në orën 14:30, por pas një verifikimi dhe dyshimeve u zbulua se në makinë kishte drogë. Makina u shoqërua për kontroll në skaner në Kakavijë dhe rezultoi se kanabisi ishte fshehur te shasia. Droga ishte e ndarë në 9 pako.
(B.H/Faxweb)