Avokati Altin Goxhaj i ftuar në ‘Fax News’ ka folur për zhvillimet e ndyshme politike në vendin tonë. Ndër të tjera Goxhaj ku ka komentuar ndër të tjera edhe zërat se ambasadorit amerikan Donald Lu i është zgjatur dhe një vit qëndrimi në Shqipëri.
Goxhaj tha se ky është një mashtrim i shpërndarë nga Endri Fuga pasi Lu i ka ditët e numëruara në Shqipëri.
Arsyeja e vonesës sipas tij ka të bëjë me faktin se pozicionin e ambasadorit në Shqipëri do ta mërrë lobi i sekretarit të Shtetit Pompeo pasi sipas Goxhajt ka Shqipëria do të trajtohet në mënyrë special nga SHBA.
“Ka pasur zëra se i është zgjatur edhe 1 vit mandati është gënjeshtër, Lu po numëron ditët e tij. Në Amerikë është vendosur që për Shqipërinë të ketë një trajtim special. Emërimi i ambasadorit të ri është vonuar se duhej ta merrte lobi i Pompeos, i cili është lob antikomunist, konsevator, nuk them që do iki menjëherë Donald Lu se e di si funksionon SHBA, por do konfirmohet emri brenda 5 javësh e gjysë”, tha Goxhaj.
Duke iu referuar ambasadores së BE-së në Shqipëri Romana Vlahutin, Goxhaj tha se janë tre kandidatë që pritet ta zëvendësojnë.
“Ka tashmë një luftë të madhe për zëvendësimin e e saj, është në garë Bernd Boschard, ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler, jo i Austrisë së konservatorëve dhe ky është krahu i djathtë i Erion Veliajt, dhe po lobohet fort për të, kandidatura e tretë është ish-punonjës i Ministrisë së Brendshme Italiane para 15 vitesh, sot është një zyrtarë i lartë në pjesën e sigurisë së BE, pak a shumë një ministër i Brendshëm I BE-së. Ky që pritet të vijë është një person i duhur, i cili vjen me dy axhenda: Droga dhe korrupsioni. Shoh që më shumë mundësi të jetë ai Italiani, por nëse është ky austriaku është vetë Erion Veliaj”, theksoi Altin ai.
Sipas tij një tjetër mështrim që është përhapur këto ditë është se në qershor do të ketë zgjedhje, sipas tij edhe kjo është një mashtrim.
“Një tjetër elemet është se ka një situatë për zgjedhje në qershor, është një mashtrim pasi skandali që do të prodhohet nuk çon në zgjedhje të parakohshme, plani i këtyre është që të kalojnë në qeveri me Erion Veliajn. Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, mund të bëhen në 2019 ku mund të bashkohen me zgjedhjet lokale. Kam të dhëna që politika amerikane kërkon ta ndryshojë rrënjësisht situatën në Shqipëri”, tha ai.
Duke kometuar një tjetër ngjarje që shënjoi javën siç ishte incidenti tek varrezat Dëshmorëve’ Goxhaj tha se e gjitha ka qenë një sajesë e Bashës me Ramën.
Goxhaj edhe njëherë përsëriti se në PD nuk ka factor, por e rëndësishme është se sipas tij në PD do të ketë lëvizje të fortë nga poshtë-lart dhe kjo do të jetë e mirë për PD-në por jo edhe për Bashën.
“Ndërkohë ditën e djeshme ka ndodhur një incident tek varrezat ‘Dëshmorët e Kombit’, ka qenë një incident i sajuar pas akuzave që i bëri Ibsen Elezi, Bashës se pse është hequr antikomunizmi nga statuti i PD-së, gjë e mirë ishte që i hoqën fotografitë e Enver Hoxhës por Lul Basha mos të mashtrojë, incidentin e ka sajuar me Ramën.
Duhet ta dimë se në PD nuk ka faktor, i vetmi factor është ai që po përpiqet që të ngrejë ai djali nga Kukësi dhe e patë si u sulmua nga njerëzit e Lulzim Bashës. Por di që në PD do të ketë lëvizje të fortë, një lëvizje për të shpëtuar PD-në, dhe ka filluar të burojë nga poshtë lart. Është lajm i keq shumë për Bashën dhe shumë i mirë për PD-në, ai Ibsen Elezi është njëri nga ata që po e bëjnë këtë lëvizje. Demokratët po e gjejnë veten tek ai. Lëvizje brenda PD-së dhe ardhje e një politike amerikane”, u shpreh ai. (B.H/Faxweb)