07:56 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Dhuna ndaj arbitrit/ Disiplina me “dorë të hekurt” ndaj Flamurtarit (VENDIMET)

11:58 | 08/05/2018
në Flash, Kryesore, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dhuna ndaj arbitrit/ Disiplina me “dorë të hekurt” ndaj Flamurtarit (VENDIMET)

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit është treguar I ashpër me klubin e futbollit vlonjat Flamurtari, pas dhunës ndaj arbitrit në përfundim të ndeshjes Flamurtari-Vllaznia, të shtunën pasdite.

Flamurtari është dënuar me dy ndeshje për t’i zhvilluar në fushë asnjanëse, si dhe një gjobë prej 1 milion lekësh, gjithashtu presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi është dënuar me 18 muaj pezullim nga aktiviteti dhe një gjobë në masën 200 mijë lekë për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes.

Edhe zyrtarë të tjerë të klubit vlonjat, Ardi Behari, Luan Birçaj, Ardian Ciruna dhe Ardian Luka janë dënuar gjithashtu, respektivisht me 5 ndeshje pezullim, dy ndeshje pezullim, 18 muaj pezullim dhe 8 ndeshje pezullim.

Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:

  1. Lojtari i KF “Lushnja”, Brunild Pepa, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    2. Zyrtari i KF “Laci, Gentian Mezani, paralajmërohet se në rast përsëritje të mospjesëmarrjes në konferencën për shtyp pas ndeshjes, do të jetë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive sipas nenit 13 të KDS.
    3. “Flamurtari” F.C, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenin 51; 64/c; 65/1 dhe 65/2 të KDS, dënohet me gjobë në
    masën 1.000.000 (një milion) lek dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve ne fushe asnjanese.
    4. Zyrtari i “Flamurtari” F.C , Ardi Behari, për diskriminim ndaj zyrtarëve të ndeshjes duke perdorur fjalë dhe xheste denigruese, në bazë të nenit 57/1/a) të KDS, pezullohet për 5 (pesë) ndeshje nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
    5. Zyrtari i “Flamurtari”F.C, Luan Bircaj, për protesta ndaj vendimeve te zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
    6. Zyrtari i “Flamurtari” F.C,Sinan Idrizi, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/b) dhe 49/3 të KDS, dënohet me 18(tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në
    masën 200.000 (dyqindmije leke). Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
    7. Zyrtari i“Flamurtari” F.C, Ardian Ciruna, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.b) të KDS, dënohet me 18(tetëmbledhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të
    Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin
    përreth fushës.
    8. Zyrtari i “Flamurtari” F.C ,Ardian Luka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
    9. Zyrtari i KF “Besëlidhja”,Andi Jaku, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti
    10. Lojtari i KF “Tërbuni”,Josefin Ujka , për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    11. Zyrtari I KF “Tërbuni” Oltjon Kërnaja, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve te tjera disiplinore , do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
    12. KF “Vllaznia B”,në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të voneave ne fillimin e lojes apo shkeljeve te tjera disiplinore , do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
    13. Lojtari i KF “Tomorri”, Mikel Kaloshi, për provokim te publikut, në bazë të Nenit 53/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    14. Lojtari i KF “Tomorri”,Gëzim Hoxha, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

Etiketa: denimetflamurtari
Pas

E FUNDIT/ Plagosje me thikë te Presidenca, sherri mes tre të rinjve për një femër

Para

Aksident i rëndë në Tiranë-Durrës, makina bëhet copë pasi përplaset me mbikalimin

Para
Aksident i rëndë në Tiranë-Durrës, makina bëhet copë pasi përplaset me mbikalimin

Aksident i rëndë në Tiranë-Durrës, makina bëhet copë pasi përplaset me mbikalimin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.