14:45 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Anulimi i marrëveshjes/ Parlamenti iranian djeg flamurin e SHBA: Vdekje Amerikës, Trump kupton vetëm forcën!

14:52 | 09/05/2018
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Anulimi i marrëveshjes/ Parlamenti iranian djeg flamurin e SHBA: Vdekje Amerikës, Trump kupton vetëm forcën!

Irani ka reaguar me zemërim ndaj vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të tërhequr SHBA-në nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

Ligjvënësit iranianë kanë djegur flamurin amerikan duke bërtitur në parlamentin iranian “Vdekje për Amerikën”.

Kryeparlamentari iranian, Ali Larijani ka thënë se përgjegjësia për ruajtjen e marrëveshjes ka rënë në Bashkimin Evropian dhe fuqitë tjera që janë ende pjesë e paktit.

“Vendimi i Trumpit për të braktisur marrëveshjen bërthamore ka qenë shfaqje diplomatike, Irani nuk ka obligim për të përmbushuar detyrimet e saj në situatën aktuale. Është e qartë se Trump e kupton vetëm gjuhën e forcës”, ka thënë Larijani para parlamentit në Iran, shkruan REL.

Lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë përmes faqes së tij zyrtare se Trump “ka gabuar”.

Më 8 maj, presidenti Trump ka njoftuar se do të rikthejë sanksionet ekonomike ndaj Iranit duke u larguar nga pakti të cilin e ka cilësuar “marrëveshje të njëashme e cila nuk është dashur të krijohej kurrë”.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015, shtetet nënshkruese janë zotuar për tërheqje të sanksioneve ndaj Iranit në këmbim të frenimit të aktivitetit bërthamor të kësaj të fundit.

Franca ka thënë se marrëveshja bërthamore “nuk ka vdekur” pavarësisht tërheqjes së SHBA-së. Trump u tërhoq nga marrëveshja me argumentin se ajo nuk e pengonte Iranin të krijonte arsenal bërthamor, duke e cilësuar si një marrëveshje të keqe.

(B.H/Faxweb)

Etiketa: Iranparlamenti iranian
Pas

5 vite nga aksidenti, vajza e Schumacherit flet për herë të parë për mediet

Para

Aksidenti tragjik në Greqi, familjarët e shqiptarëve: Nëse e gjej, e vras me duart e mia!

Para
Aksidenti tragjik në Greqi, familjarët e shqiptarëve: Nëse e gjej, e vras me duart e mia!

Aksidenti tragjik në Greqi, familjarët e shqiptarëve: Nëse e gjej, e vras me duart e mia!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndezi zjarr në tokën e tij por u dogjën edhe 225 rrënjë ulliri, arrestohet 64 vjeçari në Fier

Rusia kryen sulme masive ndaj dy rajoneve kyçe në Ukrainë

EMRI/ Tentoi të kalonte 3 emigrantë të huaj drejt Greqisë, arrestohet në Korçë marokeni 24-vjeçar

Furnizonin me kokainë shpërndarësit në Tufinë, Kinostudio e Fresk, 2 të arrestuar në Tiranë (Emrat)

Putini premtoi se 18-vjeçarët nuk do të luftonin në Ukrainë, por të paktën 245 prej tyre kanë humbur jetën

Dështon rrjeti i prostitucionit në Elbasan, arrestohen tutorë e punonjëse seksi! Procedohen pronarët e dy apartamenteve dhe sanitarja

Operacioni ‘Plazhi i lirë’/ Hiqen 85 çadra dhe shezlongë te Kepi i Rodonit në Durrës, vihet nën hetim 59-vjeçari

Krim i rëndë në Budva, 65-vjeçari vret vëllanë dhe nipin! Ulet në kafe pas ngjarjes dhe pret policinë

Zjarret kanë përfshirë vendin, 45 automjete zjarrfikëse dhe 485 forca operacionale në terren! Cilat janë zonat me rrezik më të lartë

Mbyti babanë me tel, policia arreston bashkëpunëtorin e 26-vjeçares

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.