Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur procedim penal për deputetin e Partisë Socialiste Alket Hyseni pas akuzave të bëra ndaj tij nga qytetarja Irini Bua për përvetësimin e 11 hektarë tokë në Dhërmi.
Në vitet 20104-2016, Alket Hyseni ka qenë në krye të taskforcës së ngritur në kryeministri Rama për verifikuar tjetërsimin e pronës shtetërore. Por shtetasja Irini Bua ka akuzuar vetë deputetin Hyseni për përvetësim të pronës së saj.
Mbi të rëndojnë tre akuza: falsifikim dokumentash, korrupsioni dhe shpërdorim detyre. Shtetësja Irini Bua ka deklaruar më parë se toka kishte shkuar nën pronësinë e Alket Hysenit përmes shpërdorimit të detyrës.
(E.L./Faxnews)
Discussion about this post