21:12 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush është zyrtari i shtetit që mbajti vendin e punës për 1 vit, pa punuar asnjë ditë

19:39 | 09/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është zyrtari i shtetit që mbajti vendin e punës për 1 vit, pa punuar asnjë ditë

Një zyrtar i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Kosovës ka mbajtur vendin e punës për një vit pa shkuar asnjë herë në vendin e tij të punës. E gjithë kjo ishte bërë në emër të shkollimit të zyrtarit jashtë vendit.

Sipas raportit të Auditorit të publikuar për Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Drejtori i Përgjithshëm, Bujar Sadiku, ka aprovuar pushimin në periudhë prej një viti për një zyrtar pa pagesë, me arsyetimin për shkollim jashtë vendit.

Auditori thekson të drejtën për të dhënë një pushim të tillë për zyrtarë, por që në këtë rast auditori ka gjetur se zyrtari nuk ka ofruar asnjë dëshmi për shkollimin e tij jashtë vendit.

“Në një rast Drejtori i Përgjithshëm, kishte aprovuar pushimin pa pagesë për një zyrtar për një periudhë një vjeçare, me arsyetimin e shkollimit jashtë vendit. Rregullorja 06/2011 e lejon dhënien e pushimit pa pagesë për ngritje profesionale, por kërkon nga udhëheqësi administrativ më i lartë që e aprovon vendimin që ta shqyrtoj kërkesën në bazë të dëshmive relevante dhe pastaj të marr vendimin”.

“Gjatë trajtimit të kësaj lënde ne nuk kemi vërejtur dëshmi relevante se kandidati ishte i pranuar apo regjistruar në ndonjë universitet siç e ka theksuar në kërkesë. Përkundër kësaj pushimi i ishte lejuar nga drejtori”, thuhet në Raportin e Auditorit.

Sipas Auditorit, aprovimi i pushimit në mungesë të dëshmive, rritë rrezikun që zyrtari do ta përdorë pushimin pa pagesë për qëllime tjera në raport me qëllimin për të cilin i është aprovuar pushimi.

Po ashtu në raport theksohet se kjo ndikon që Agjencia për një vit të angazhojë zyrtarë tjerë me qëllim të përmbushjes së detyrave të mbetura, kurse në anën tjetër të mos e arrijë qëllimin për çka e ka aprovuar pushimin pa pagesë./ Insajderi

Etiketa: zyrtari
Pas

PD publikoi dënimin e të vëllait, reagon Xhafaj: Histori personale, ishte në vendin e gabuar me njerëzit e gabuar

Para

Shkarkimi rrufe i Hajdarmatajt, reagon Lu: Jemi gati të…

Para
Shkarkimi rrufe i Hajdarmatajt, reagon Lu: Jemi gati të…

Shkarkimi rrufe i Hajdarmatajt, reagon Lu: Jemi gati të...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Emergjencat Civile: 20 vatra zjarri raportohen në vend, të gjitha të shuar deri në orën 20:30

Kryeministri grek premton hetim të plotë për skandalin e subvencioneve false të BE-së

EMRI/ Dyshohet se fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

Projektligji për vullnetarizmin miratohet nga Këshilli i Ministrave

‘Nuk mund të përjashtohet një Revolucion me Ngjyra’, Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

Dy vatra zjarri në Lezhë dhe Kurbin,ndërhyjnë zjarrfikësit(PAMJE)

Alarmi nga moti i keq/ Lumi Frejus përmbyt një qytet në Torino, humb jetën një 50-vjeçar (VIDEO)

Qëndrimit i lëkundur i Trumpit për bisedime me Iranin shkakton hutim në Teheran

Lufta në Ukrainë! Gati një mijë civilë të vrarë nga dhjetori deri në maj

Alarmi i OBSH-së: Vetmia çon në vdekjen e pothuajse 900,000 njerëzve në vit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.