Një 70 vjeçarë është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen “10 Korriku”, në qytetin e Beratit, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e vdekjes.
Viktima është Shpëtim Guga, jetonte i vetem në banesë, pas vdekjes së bashkëshortes dhe 4 femijët e tij jetonin në Itali. Kanë qenë këta të fundit,që pasi nuk kanë mundur dot të kontaktojnë me të atin ne telefon prej 3-ditesh dhe kane njoftuar policine.
Ne vendngjarje kane mberritur forca te shumta policie dhe shërbimi i zjarrëfikesve që kanë mundur të bëjnë në banesë me shkallë nga dritarja e katit të pestë. Pasi është konstatuar nga mjekët se 70-vjeçari kishte më shumë se 48-ore i vdekur, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.
(M.Q/Faxweb)