10:42 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjermania pa kapitenin: Nuk besoj se mund të shkoj në Botëror

22:08 | 09/05/2018
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjermania pa kapitenin: Nuk besoj se mund të shkoj në Botëror

Gjermania me shumë mundësi nuk do të ketë të gatshëm për finalet e Botërorit, kapitenin Manuel Neuer. Portieri gjerman nuk është optimist për riaftësimin në kohë për të udhëtuar me skuadrën drejt Rusisë.

“Nuk mund të them në këtë moment që unë do të jem në finalet e Kupës së Botës. Ndihem mirë për të gjitha gjërat që po bëj, por nuk besoj se është bindëse që të shkoj në këtë kampionat pa luajtur asnjë ndeshje”, tha Neuer. Kapiteni i Gjermanisë është në kontakt të vazhdueshëm me trajnerin Joachim Low, i cili njeh me detaje gjendjen e portierit.

Bayern do të luajë me Shtutgartin në ndeshjen e fundit të Bundesligës këtë shtunë, ndërsa në finale e 19 majit do të përballet me Frankfurtin dhe trajneri Heynckes është shprehur se Neuer nuk është gati për ndeshjen e kampionaitit, ndërsa për finalen është ende për t’u vendosur.

Pas Kupës së Gjermanisë mbeten vetëm 2 ndeshje të tjera që Neuer të mund të testohet, miqësorja me Austrinë në 2 qershor në Klagenfurt dhe 6 ditë më pas në Leverkusen kundër Arabisë Saudite.

“Sesionet stërvitore që kam zhvilluar kanë qenë të mira dhe unë duhet të marr një vendim korrekt për veten, për skuadrën, për Gjermaninë”, deklaroi Manuel Neuer. “Unë kërkoj të arrij më të mirën dhe po synoj që të arrij formën më të mirë të mundshme. Përtej kësaj kam bërë hapa pozitivë dhe synoj të vazhdoj kështu deri në fund”, deklaroi kapiteni i Gjermanisë.

Etiketa: gjermani
Pas

Whatsapp sjell risinë që do ju pëlqejë të gjithëve, zbulojeni

Para

Arratisen 4 shqiptarë nga burgu në Greqi, po transferoheshin…

Para

Arratisen 4 shqiptarë nga burgu në Greqi, po transferoheshin...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ambasadori britanik thekson nevojën urgjente për reformimin e ligjit të financimit të partive

Avokati i Popullit, Balla përgjigjet opozitës: Nuk donit të votonit, por ejani të ndërtojmë një proces

Berisha: ‘Hajde ta votojmë dhe ta mbyllim këtë çështje’, Rama refuzon kandidaturën tonë

Shtyrja e raportimeve të institucioneve të pavarura për Kuvendin e ri, Bardhi: Shkelje flagrante e Kushtetutës

“Dogana në 24 orë”, Rama: Themel i sigurisë ekonomike dhe integrimit europian të Shqipërisë

Përfshihet nga flakët makina në Tiranë, zjarrfikësja në vendngjarje

PD kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë, Kolegji Zgjedhor refuzon kërkesën

Pas 12 ditësh tensioni me Izraelin, ministri iranian i Mbrojtjes viziton Kinën

Gjetjet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet në vend, Celibashi: Pavarësisht progresit, sfidat mbeten të mëdha

“11 Maji” / Kryetari i SPAK: Po hetohen 43 raste për krime zgjedhore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.