Shkarkimi i prokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmatajt ka ngjallur shumë reagime.
Gazetari Artan Hoxha është shprehur se shkarkimi i tij është bërë me ndërhyrje të ambasadës amerikane.
Hoxha tha të mërkurën në studion e emisionit “Opinion”, se shkarkimi është kryer me ndërhyrjen e amerikanëve, pasi deklarata e sotme fliste për një veprim të tillë.
“Ky është një moment me rëndësi që Shqipëria të demonstrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara pa ndërhyrje politike. Prokurorja e Përgjithshme thotë se ka emëruar Znj. Prela në mënyrë që çështjet me përparësi të përfundohen në mënyrë më të shpejtë dhe më të efektshme”, citohet nga ambasada amerikane.
(M.Q/Faxweb)