19:53 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ekstradimi i Haxhisë, Çollaku: Presion Berishës, cili është halli i Ramës

10:28 | 10/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ekstradimi i Haxhisë, Çollaku: Presion Berishës, cili është halli i Ramës

I ftuar në ‘Fax News’ gazetari Basir Çollaku ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, përfshirë edhe çështjen e nxehtë të këtyre ditëve, siç është ajo e ekstradimit të Izet Haxhisë në Shqipëri, ish-truprojës së Berishës.

Çollaku tha se Rama është në hall të madh për shkak të shumë gjërave që i kanë dalë në pah dhe dështimi i tij edhe ndërkombëtar ka nisur. Me këtë ai synon që të heqë vëmendjen nga problemet e tij dh eta zhvendosë diku tjetër, duke përdorur Haxhinë si presion ndaj Berishës.

“Rama është gati të shpikë çështje dhe dosje që të mos shkojmë tek halli që shqetëson atë, ka nisur dështimi I Ramës edhe ndërkombëtar. Haxhia ka përfunduar pushimet e tij turistike. Çështja Hajdari i ka kaluar të gjithë shkallët e gjykimit edhe në Strasburg, Haxhia ka të drejtë të rigjykohet për atë që ai pretendon, ka bërë mirë që ka ardhur.  Ai pretendon se është i pafajshëm por çfarë do t’i ofrojë drejtësisë, nga hiçi nuk mund të shpikesh gjë, është një përpjekje qeveritare për ta përdorur”, deklaroi ai.

Çollaku fili edhe për çështjen e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafaj për të cilin dje PD publikoi faktet ku ai rezultonte I dënuar me 7 vite e dy muaj burg në Itali për trafik droge.

Ai deklaroi se është e qartë se përgjegjëësia penale është individuale, duke deklaruar se deklarata e Xhafajt se i vëllai ishte në “kohën dhe vendin e gabuar”, ishte qesharake.

“Ne jemi dakord që përgjegjsia penale është individuale, por policët që po u bëhet vetingu pyeten nëse e kanë të afërm të dënuar për të tilla të çështje, ndërsa ministrat nuk pyeten. Opoziata duhet të ishte vënë në dijeni ta kishte bërë të ditur më shpejt këtë fakt, ke një vednim të formës së prerë, ndërsa ministri thotë se ishte në kohën dhe vendin e gabuar. A kemi një hetim pasuror nëse produketet e kësaj vepre janë pastruar, nuk janë kryer këto veprime dhe nëse I vëllai ka përfituar, dhe opozita duhet të kishte kërkau shumë më parë”, tha ndër të tjera Çollaku.

Gazetari investigativ gjithashtu deklaroi se duket që ka një luftë mes Tahirit, Xhafajt dhe Ramës. Duke iu rikthyer çështjes ‘Tahiri’ Çollaku foli edhe për ambasadorët dhe mesazhet e koduara të ish-ministrit në fjalën e dorëheqjes. Ai tha se përveç Ramës dhe Xhafaj, mesazhet ishin edhe për dy mbasadorët Lu dhe Vlahutin të cilët siaps tij kur marrin mesazhe publike heshtin, duke ngritur dyshime nëse ata janë të blerë.

 “Mesazhet ishin për Xhafajn, Ramën dhe ambasadorë të BE, kush janë këta?  Këtë po e thotë një ish-ministër i Brenshëm që mund të ketë prova , ambasadorët që nuk kanë folur për kanabisin janë  Lu dhe Vlahutin, pyetja është a janë këto të blerë, nëse janë të blerë, atëherë kush ua ka dhënë paratë, flasim nëse marrim për të mirëqenë asaj që thotë Tahiri në mesazhin e tij.Nëse janë këto prova, përgjimet i ka ish-ministri i Brendshëm, ky rrufjan i paska përgjuar, i paska filmuar, ky është ngërçi, ambasadorët kur marrin mesazhe të tilla publike nuk flasin”, tha Çollaku.

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: basir collakuberishaIzet Haxhi
Pas

Po hetohet për skafin e Tahirit, si u shkarkua shefi i kapitenerisë së Vlorës pa zhurmë

Para

Opozita vjen me vonesë në Kuvend, plan për të prishur seancën?!

Para
Opozita vjen me vonesë në Kuvend, plan për të prishur seancën?!

Opozita vjen me vonesë në Kuvend, plan për të prishur seancën?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Hamasi duhet të dorëzojë armët”, kryeministri palestinez thirrje në OKB: Gaza duhet të kontrollohet nga Autoriteti Palestinez

Shtetet e BE-së luftojnë mbipopullimin e burgjeve, disa vende shqyrtojnë planet për transferimin e të dënuarve

Zelensky miraton ligjin e ri, ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë

Britania paralajmëron: Do njohim shtetin e Palestinës në shtator nëse Izraeli nuk vepron për t’i dhënë fund tmerrit në Gaza

SHBA-të transferojnë armë shtesë bërthamore në Britani?

Kryeministri palestinez thotë se Hamasi duhet të çarmatoset dhe Gaza duhet të kthehet nën kontrollin e Autoritetit Palestinez

Një person i armatosur vret katër persona, përfshirë një oficer policie në një rrokaqiell në New York – identifikohet i dyshuari

Durimi i Trump po mbaron, kjo rrit shanset për takim midis presidentëve të Ukrainës dhe Rusisë – thotë diplomati i lartë ukrainas

Përmbytet varka në kufirin mes Libisë dhe Egjiptit, 18 emigrantë humbin jetën dhe 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur

Sekuestrohen 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milion euro, të dyshuara si përfitim nga kontrabanda në kuadër të një grupi kriminal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.