Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, është i njohur për gjuhën e prerë me opozitën, ndërprerjen e fjalës pas përfundimit të orarit, por edhe termat që socialisti përdor në publik.
I njohur për termat dialektorë si ‘prekuroria’ ‘kalojëm në pikën tjetër’, ‘ditës së soçme’, ‘lëroni sallën’, ‘fillojmë në orë fikës’, kreu i Kuvendit duket se ka bërë një kapërcim të konsiderueshëm.
Gjatë seancës së sotme plenare, në momentin kur Ruçi i ndërpreu fjalën kreut të PD-së, Lulzim
Basha, u dëgjua të thoshte në sallë ‘Shut Up’, që përkthehet ‘mbylle gojën’ dhe i mbylli mikrofonin.
(F.G/Faxweb.al)