Kryeministri i vendit Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka folur për herë të parë në lidhje me publikimin e fakteve nga PD që vërtetonin dënimin e vëllait të Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj.
Rama tha se kjo është një histori e cila doli në këto moment pasi opozita ka hall që çelja e negociatave të bllokohet.
Kryeministri u shpreh se rasti i vëllait të Fatmir Xhafajt nuk ka të bëjë me qeverinë e tij apo edhe me ministrin, duke shtuar se nuk kishte asënjë kërkesë nga Italia për ekstradim ndaj autoriteteve shqiptare.
Por Rama ashtu siç ka bërë herë të tjera kur opozita i kundërvihet me akuza të forta fut në “lojë” edhe ambasadorin amerikan Donald Lu.
Rama pyeti opozitën se si ka mundësi që Lu-ja nuk tha asgjë për këtë rast por përmendi rastin e shkarkimit të Prokurorit Hajdarmataj nga Krimet e Rënda, për të cilin opozita akuzoi kryeministrin.
“Ky është një fakt i njohur dhe nuk përbën asnjë implikim, kjo ndodhi e publikuar me bujë i përket kohës kur qeverisnin këta. Është për të ardhur keq por në këtë llum ku përpëlitemi çdo të enjte dhe ku përpëlitet politika çdo ditë për shkak të këtyre njerëzve që kanë shumë halle dhe ulërijnë, e vetmja referencë e besueshme janë ata që na vëzhgojnë, na gjykojnë dhe kritikojnë, herë me të drejtë dhe herë me të padrejtë, por nuk u shpëtojmë . Tani si ka mundësi që ambasadori amerikan nuk iu referua hic këtij fakti tronditës që këta e publikuan por mbajti qëndrim në lidhje me një fakt tjetë që këta më akuzuan mua personalish pas lëvizjes së kreut të Krimeve të Rënda, por a mund ta besojë kush që nëse janë ato që tonë këto për mua, nuk flet miku ynë i shtrenjtë Donald Lu. S’kuptova, atëherë pse del sot ky fakt. Por sot rishfaeqt edhe për një arsye tjetër që është aktuale, duan të vazhdojnë atë që kanë nisur, atë që kanë nisur duke penguar çeljen e negociatave duke helmuar gjakun dhe mendjen e kujtdo në çdo parlamet të atyre që marrin vendime të cilët mund të thonë ‘jo’. Nuk ka asnjë kërkesë për ekstradim për autoritetet ku ka ndodhur ngjarja për Shqipërinë. Kjo nuk ka idhje me qeverinë e ministrin e Brendshëm. Secili përgjigjet individualisht para ligjit”, tha Rama.(B.H/Faxweb)