Në fillim ishte grimeri që të gjithë njohim, Mario, make up artisti i besuar i familjes së njohur Kardashian, i cili bëri hapin e parë. Ai gjatë një momenti trukimi të Kim Kardashian e nxiti atë që të fliste në shqip: “Sa bukur Mario”! Video brenda pak kohësh u bë virale dhe për të u shkruajt gjatë.
Por, pas saj është radha e më të voglës së klanit “Keeping Up with Kardashians”! Kendall Jenner ka një mesazh për shqiptarët. Sot, në Instagram është publikuar një video e saj, ku supermodelja e njohur përshëndet Zvicrën dhe Shqipërinë.
Në videon e publikuar, duket modelja që thotë: “Hi Swtizerland, Hi Albania”, ndërsa dërgon një puthje për të gjithë.
(M.Q/Faxweb)