Në fjalën e tij në Kongresin e Infermierisë, Kryeministri Rama u shpreh se qeveria ka garantuar financimin për ndërtimin dhe rindërtimin e 300 qëndrave shëndetësorë në rang Republike. Rama ju referua grave, që sipas tij janë më pak të korruptueshme se burrat dhe se këtë vend sa më të mirë ta duam aq më shumë gra duhet të përfshihen për të bërë më të mirë.
“Ne jemi angazhuar dhe kemi garantuar financimin për ndërtimin dhe rindërtimin e 300 qëndrave shëndetësorë në rang republike, aty ku sot në kushte jashtëzakonisht të vështira, mizerabël, shkojnë prej vitesh në punë, nëna, gratë të reja dhe vajza që veshin bluzën e bardhë.
Mbase burrave që janë në sallë mund t’u bëjë përshtypje që u referohem në mënyrë të pa ekuilibruar, grave që janë inferimiere, por me gjithë rrespektin për burrat, unë jam gjithmonë e më i prirur të besoj dhe veproj me bindje, se këtë vend sa më të mirë e duam aq më shumë gra duhet të përfshihen për të bërë më të mirë.
Gratë janë shumë më pak të korruptueshme se burrat, kështu që bashkëvuajtësit e gjinisë time mos të zhgënjehen me këtë realitet të hidhur. Pagat e infermierëve janë rritur ndjeshëm, do të vazhdojnë të rriten në çdo fazë që buxheti e bën të mundur.
Sot mund t’ju them se këtë vit do të bëjmë çmos që ta rrisim sërish pagën tuaj dhe pse do bëjmë çmos, një nga arsyet është se shumica juaj janë gra. Sa më shumë të rrisim pagat e grave aq më mirë shkojnë punët me llogaritë në familje.”
(M.Q/Faxweb)