Policia e Durrësit arrestoi në orët e vona të pasdites së sotme në Shijak shtetasin me iniciale A.K., i cili mësohet se kërkohet nga drejtësia italiane.
Burimet të Fax News bëjnë me dije se ky shtetas është ndaluar në vitin 2007 dhe dënimin prej 9 vitesh burg e ka kryer në Shqipëri. Ai e ka shlyer dënimin prej 1 viti tashmë.
Ndërkohë që mësohet se shteti italian nuk e ka njohur këtë vendim e prandaj ka kërkuar ekstradimin për të njëjtën vepër penale – trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike – kryer mes Shqipërisë dhe Italisë.
Fax News bën me dije se Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë hyrë me forcë brenda banesës së tij në Shijak duke ushtruar terror dhe duke kontrolluar me imtësi objektet e tij.
Pamjet ekskluzive të arrestimit të shtetasit A.K., në Shijak:
(E.L./Faxweb)