04:05 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mirupafshim dhimbje: Nga sot depilimin duhet ta bëni kështu

21:56 | 10/05/2018
në Aktualitet, Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mirupafshim dhimbje: Nga sot depilimin duhet ta bëni kështu

Me sezonin e verës fillon lufta kundër qimeve të padëshiruar ndaj  përpiquni ta bëni këtë ritual të bukurisë më pak të pakëndshme.

‘Lufta’ kundër qimeve të tepërta është një nga më të vështirat, por le të përballemi me të. Duket sikur shtohen me shpejtësinë e dritës, ndaj edhe heqja e tyre kthehet në stres. Si të mos mjaftonte kjo, është edhe dhimbja që e shoqëron depilimin.

Ndaj në mënyrë që të vuani sa më pak, këtu janë disa sugjerime të dobishme:

Mjeti më efektiv për të pasur një lëkurë të butë, është pa dyshim depilimi. Kjo e fundit është një praktikë e dhimbshme pavarësisht se secila e përjeton ndryshe dhimbjen.

Para ngrënies

Kini parasysh që depilimin ta bëni para ngrënies. Tretja rrit furnizimin me gjak dhe si rrjedhojë edhe ndjeshmërinë e lëkurës. Është gjithashtu mirë të shmanget kafja apo kafeina pasi e bën lëkurën të ndjeshme duke e kthyer depilimin në të dhimbshëm.

Qimet mbi buzë

Si të mos mjaftonte stresi i shtimit në peshë gjatë dimrit, shqetësuese bëhen edhe qimet e padëshiruara ku nuk përjashtojmë as ato mbi buzë. Këto detaje e vënë në krizë vetëvlerësimin e femrës.

Për të mos ndjerë shumë dhimbje kur heqim pjesën e qimeve mbi buzë, pasi ajo është pjesa më delikate dhe e dhimbshme, duhet që dylli të mos jetë shumë i nxehtë por i vakët.

Relaksimi

Një dush i ngrohtë apo një banjo romantike disa orë para depilimit do të ndihmonte pasi do të zbuste qimet si dhe do të hapte poret e lëkurës duke e bërë depilimin më pak të dhimbshëm.

Do të ishte mirë të bëhej një pastrim i thellë eksfoliant. Kjo përveçse do ta bënte lëkurën më të butë dhe do të eliminonte qelizat e ngordhura, do të bëjë që të dalin edhe qimet më të shkurtra në sipërfaqe. Rezultati do të ishte i kënaqshëm: pa qime dhe efekt më të gjatë pas depilimit.

Një ndër sekretet për një depilim sa më të mirë është ta përhapni dyllin në drejtim të rritjes së qimes sepse kjo e kufizon dhimbjen.

Ndodh që edhe pas depilimit të kemi ndonjë suprizë të pakëndshme.

Disa orë relaksi do të jetë ilaçi më i mirë. Jo në palestër sepse kështu do të shmangim djersën që bie në kontakt me lëkurën e irrituar. Mirë do të ishin masazhet me vajra bimore të cilat e zbusin dhe e hidratojnë lëkurën.

Ndiqni këto hapa dhe këtë verë mund të vishni çdo lloj veshjeje.

Etiketa: depilim
Pas

Nënprefekti i Kurbinit që jep dhe kredi: Është punë me probleme…

Para

A dini të puthni? Nëse bëni këto veprime, nuk dini…!

Para
A dini të puthni? Nëse bëni këto veprime, nuk dini…!

A dini të puthni? Nëse bëni këto veprime, nuk dini...!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.