Romario, legjenda e Brazilit në futboll ka dhënë një këshillë të padëgjuar më parë për bashkëkombësin, Gabriel Jesus. Ai do të luajë në kampionatin Botëror të Futbollit në ‘Rusi 2018’.
Ish-sulmuesi i talentuar, Romario ka porositur lojtarin e Kombëtares së Brazilit që të bëjë sa më shumë seks gjatë botërorit, si dhe të shfrytëzojë në maksimum kohën e pushimit.
Këshilla e tij ka bërë xhiron e rrjetit.
Teksa ka folur për “Lance.com”, Romario deklaroi : “Këshilla më e mirë që mund t’i jap është të bëjë sa më shumë seks, si dhe të shfrytëzojë në maksimum ditët e pushimit. Sigurisht duhet edhe të jetë sa më i përqendruar në ditët e ndeshjeve dhe gjatë lojës”.
Ai tha se sulmuesi i njeh shumë mirë aftësitë e tij dhe duhet të shënojë sa më shumë.
“Besoj se Jesus i njeh mirë aftësitë e veta dhe atë që futbolli përfaqëson për kombin brazilian. Duhet të shkojë në Botëror dhe të shënojë, kjo është gjëja më e rëndësishme”,shtoi Romario.
Braziliani Gabriel Jesus në 46 ndeshje për Manchester United dhe për Brazilin ka shënuar 18 gola gjatë këtij sezoni.
Ai ka qenë protagonist edhe në shpërdorimin e shumë rasteve, qe sipas Romarios, duhet t’i rregullojë në Kampionatin Botëror të Futbollit në Rusi.
Legjenda braziliane Romario është një nga sulmuesit më të mirë në historinë e futbollit botëro, kampion botë gjithashtu me Brazilin.
(B.H/Faxweb)