16:12 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Apeli në ‘’Fax news”, qytetarët ofrojnë ndihmë për 26-vjeçarin Redis Sabaj që vuante nga një sëmundje e rrallë

14:12 | 11/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Apeli në ‘’Fax news”, qytetarët ofrojnë ndihmë për 26-vjeçarin Redis Sabaj që vuante nga një sëmundje e rrallë

Pas publikimit në Fax News të rastit të Redis Sabaj, djalit 26 vjeçar që vuante nga sëmundja e sklerozës multiple dhe kërkonte ndihmë nga shteti për një kurim më të specializuar jashtë vendit, ata që kanë reaguar të parët kanë qenë qytetarët të cilët kanë ofruar ndihmesën e tyre për të kontribuar me të ardhura për ta dërguar Redisin jashtë vendit.

Vuajtjet e të riut:

Përpara dy vitesh, Redisi e vijonte normalisht aktivitetin e tij, por në një ditë nëntori të vitit 2015 ai kishte ndjerë një mpirje në këmbë, për të cilën nuk i kishte kushtuar rëndësi pasi mendonte se vinte nga lodhja e tepërt por që nuk rezultoi e tillë.

26 vjeçari tregon për gazetaren e Fax Neës Eksiola Shehu sesi e mësoi se tanimë nuk mund të ecte më pasi vuante nga një sëmundje shumë e rrallë, skleroze multiple.

Redisi tregon që prej 1 viti e gjysmë ka përdoruar një kurë me gjilpëra por që nuk e kanë përmirësuar gjendjen e tij, madje e kanë përkeqësuar. Ndaj dhe ai së bashku me familjen është detyruar që të vijë në spitalin e neurokirurgjisë në Tiranë, ku ka marrë një mjekim të ri.

Redisi ka mbaruar studimet për financë dhe dëshiron që të vijojë jetën normalisht dhe të punojë në profesionin që ka studiuar ndaj dhe kërkon ndihmë nga shteti që të kurohet jashtë vendit me një mjekim më të specializuar

Të njejtin apel ka edhe babai i Redisit, Seit Sabaj ku i bën apel kryeministrit dhe ministres së shëndetsisë që ta ndihmojnë që ta cojë djalin jashtë vendit.

Familja e ish-policit që është liruar nga detyra në vitin 2014 jeton në fshatin Poçem të Mallakastrës dhe kërkon ndihmë pasi vet familja e ka të pamundur që ta dërgojë djalin jashtë vendit. Seiti shprehet se për 22 vjet i ka shërbyer vendit ndaj dhe kërkon që shteti ta ndihmojë në një moment të vështirë që po kalon familja e tij.

Ndërsa mamaja e Redisit, Mimoza e ka të pamundur që të flasë përpara kamerave, për shkak të gjendjes emocionale që po kalon për shkak të sëmundjes së djalit. E vetmja gjë që mund të thotë është se kërkon që djali i saj të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Veç apelit për një kurim jashtë vendit, Redisi nuk ka asnjë karocë që mund të lëvizi. Edhe zbritja nga spitali i neurokirurgjisë që qëndroi për 8 ditë u bë nëpërmjet karrocës së një pacienti tjetër.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

EMRAT/ Makina përmbyset afër urës së Drinit në Kukës, plagosen tre të rinjtë nga Lezha (DETAJET)

Para

PD vijon akuzat: ja ç’thotë Konventa Europiane për ekstradimet. Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi gënjyen

Para
PD vijon akuzat: ja ç’thotë Konventa Europiane për ekstradimet. Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi gënjyen

PD vijon akuzat: ja ç’thotë Konventa Europiane për ekstradimet. Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi gënjyen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Frika nga ekzekutimi, Khamenei zgjedh 3 pasardhës të mundshëm në rast se ai vritet nga Izraeli

Irani bën bilancin e sulmeve izraelite: mbi 400 të vdekur dhe 3500 të plagosur nga goditjet ajrore

Sot Solstici i Verës 2025, dita më e gjatë e vitit dhe spektakli i qiellit në agim

Bizneset e arsimit në krizë: Tkurrja e popullsisë po ul ndjeshëm kërkesën

Turizëm në trafik – Kur rrugët zhbëjnë suksesin

Donald Trump, protagonisti i padiskutueshëm i samitit të NATO-s në Hagë

Kosovë/ Rizgjidhet kryetari i PDK-së Memli Krasniqi

Serbia njofton pranimin e parave të para nga Plani i Rritjes

Tiranë/ Abuzoi me 11-vjeçaren, dënohet me 20 vite burg i riu

Khamenei përzgjedh 3 pasardhës në rast atentati, djali i tij mbetet jashtë listës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.