Suksesi në futboll blihet me para dhe kjo tanimë është një idiomë që ka patur sukses. Paratë e hedhura me shumicë kanë sjellë edhe suksesin e klubeve më të rëndësishme në Evropë në këtë sezon.
Ndërsa tanimë nuk ka më enigma për skuadrat kampione në kampionatet më të rëndësishme evropiane është momenti që të bëhen llogaritë. Skuadrat që kanë shpenzuar më shumë kanë prekur suksesin, përfshi Manchester City, Barcelona, Bayern Munchen dhe PSG. Mes tyre është edhe Juve, jo me shifrat e këtyre kollosëve të Evropës, por ka shpenzuar më shumë nga të gjitha në kampionatin italian të futbollit.
Nga një analizë financare që është bërë në kampionat kryesore evropiane, vlerat që kanë skuadrat kampione të këtij sezoni, tregojnë se skuadrat që kanë fituar trofetë kanë bërë edhe shpenzimet më të mëdha.