09:45 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deputeti i PD-së: Nëse Habilajt do të kishin Xhafajn dhe jo Tahirin kushëri, sot do të ishin biznesmenë të lirë

17:59 | 12/05/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputeti i PD-së: Nëse Habilajt do të kishin Xhafajn dhe jo Tahirin kushëri, sot do të ishin biznesmenë të lirë

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka vijuar me akuzat e opozitës kundër ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt, pasi pretendohet se ky i fundit po mbron vëllain e tij, i cili sipas tyre ai është i përfshirë në trafik droge.

Me anë të bnjë statusi në Facebook Bylykbashi thekson se askush nuk duhet të habitet se pse Xhafaj, në krye të komisionit të ligjeve, sipas tyre falsifikoi draftin e Kodit të Procedurës Penale për të mbrojtur vëllain nga ekstradimi dhe burgosja ne Itali. Po ashtu deputeti tha se nëse grupi kriminal i trafikut të drogës Habilaj do të ishin kushërinj të Xhafajt dhe jo të Tahirit, do ishin të lirë.

REAGIMI I BYLYKBASHIT
Sikur Habilajt te kishin kusheri Fatmirin dhe jo Sajmirin‎
Shumekush u habit me skandalin “Xhafaj‎”. Por po te shohesh kroniken, kupton se ai eshte recidivist ne keto pune.
Ne vitin tashme te larget 2014 (nese matet me numrin e zullumeve te Rames vertet duket larg), te gjithe e kujtojne Fatmir Xhafajn, kryetar te Komisionit te Ligjeve‎, qe u akuzua nga opozita se falsifikoi projektligjin e amnistisë duke çuar ne seance plenare nje version te ndryshem nga ai i miratuar ne Komisionin e Ligjeve, me qellim per te amnistuar dhe mbyllur ndjekjen penale per shitblerjen e votave ne zgjedhjet e Korçës ne tetor 2013.
Me 27 qershor 2016, me kerkese te PD, gjykata Kushtetuese (ajo qe reforma e Xhafajt e ka mbyllur tashme pa afat)‎, vendosi se qendrimi i Ardian Dvoranit ne Gjykaten e Larte pas gati dy vitesh nga mbarimi i mandatit te gjyqtarit, ishte antikushtetuese dhe Dvorani (kusheri i Fatmir Xhafajt) duhej te largohej nga Gjykata e Larte. Vendimi i Kushtetuese hyn ne fuqi vetem pasi botohet ne Fletore Zyrtare. Nderkohe, ne ndryshimet e Kushtetutes se 22 korrikut 2016, Xhafaj futi nje pike ku lejohej qe nje gjyqtar i Gjykates se Larte qe i mbaron mandati, qendron ne detyre deri sa te zevendesohet. Dhe ja ku del ustalliku i Xhafajt, d‎uke vonuar zbardhjen dhe botimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese pas hyrjes ne fuqi te Kushtetutes me nenin “Dvorani”, vetem qe te mbante ne gjykaten e Larte kusheririn e tij. ‎Ndryshimet Kushtetuese u botuan me 27 korrik (vetem 5 dite pasi u miratuan) dhe do te hynin ne fuqi me 11 gusht 2016. Keshtu Xhafaj u kujdes qe Qendra e Publikimeve Zyrtare (qe varet nga qeveria) te botonte vendimin e Gjykates Kushtetuese kunder Dvoranit vetem me 12 gusht 2016 (plot 46 dite pas marrjes se vendimit), pra nje dite pasi hyri ne fuqi neni kushtetues “Dvorani” qe mbante Ardian Dvoranin ne Gjykaten e Larte. Sot e kesaj dite, Dvorani, kusheri i Xhafajt eshte me Gjykaten e Larte‎. Nga kjo Gjykate jane larguar shume anetare tashme, por kusheriri i Xhafajt eshte i sanksionuar ne Kushtetute.
Ndaj nuk ka pse habitet njeri pse Xhafaj ne krye te komisionit te ligjeve falsifikoi draftin e Kodit te Procedures Penale per te mbrojtur te vellane nga ekstradimi dhe burgosja ne Itali. Po nuk beri vellai per vellane, per ke do te beje tjeter?
Tani pres qe te dalin analistet mbrojtes qe te thone: Xhafaj nuk u perfshi ne trafik droge, thjesht ka bere trafik ligjesh dhe kjo eshte me pak e rrezikshme se‎ marihuana e Sajmirit.
Sigurisht, nese Habilajt do te kishin Xhafajn dhe jo Tahirin kusheri, sot do te ishin biznesmene te lire ne Vlore. Po kush lufton me fatin?
(M.Q./Faxweb)

Etiketa: oerd bylykbashi
Pas

U përfol se ishte shtatzënë, më në fund reagon Marina Vjollca (FOTO)

Para

A do të arrestohet Tahiri? Monika Kryemadhi ‘befason’ me përgjigjen e saj

Para
A do të arrestohet Tahiri? Monika Kryemadhi ‘befason’ me përgjigjen e saj

A do të arrestohet Tahiri? Monika Kryemadhi ‘befason’ me përgjigjen e saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konflikti në Rripin e Gazës, Spanja: Do t’i kërkojmë Këshillit të BE-së që të autorizojë pezullimin e menjëhershëm të Marrëveshjes së Asociimit me Izraelin

Sulmet Iran-Izrael, Hasani: Evakuohen nga Izraeli 4 qytetarë të tjerë shqiptarë

Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen sot në Bruksel, në qendër të diskutimeve konfliktet në Lindjen e Mesme dhe rikthimi i palëve në tryezën e negociatave

Sulmet e SHBA në Iran, JD Vance: Nuk po bëjmë luftë kundër tyre, por kundër programit bërthamor

Izraeli shkatërron avionët dhe aeroportet e Iranit

Çfarë po ndodh me Iranin? Izraeli vijon sulmet, por Teherani lëshon vetëm një raketë gjatë natës

Trump shtyn nisjen drejt samitit të NATO-s

Mbi 30 orë flakë në Pilur, Himarë,zjarri rrezikon të përhapet drejt Porto Palermos

Rritet bilanci i viktimave nga sulmi kamikaz në një kishë në Damask

Detyrimet tatimore dhe vendore, bizneset do njoftohen edhe përmes e-Albania

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.