Një aksident automobilistik ka ndodhur në Vlorë, ne unazën e qytetit. Fax News raporton se një automjet tip “Hyndai” është përplasur me një makinë policie.
Si pasojë ka mbetur i plagosur efektivi i policisë që po drejtonte mjetin. Shkak mësohet se është bërë futja e pakontrolluar e makinës tip “Hyndai”, i cili drejtohej nga një shtetas italian.
Italiani ka qenë i shoqëruar nga familja e duket se shkak ëshë bërë mos njohja e rrugës, e dalja në rrugë kryesore pa kontrolluar trafikun.
Efektivi i policise, i cili gjendet në spitalin rajonal të Vlorës nën kujdesin e mjekëve. Efektivi ka marrë demtime në krah dhe brinjë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendngjarje për verifikimin e rrethanave.
Ky është aksidenti i dytë brenda pak ditësh ku perfshihen automjete të policisë. Ndërsa efektivi i tretë i lënduar për shkak të aksidenteve.
https://www.youtube.com/watch?v=K8nNcIcgToI&feature=youtu.be
(M.Q/Faxweb)