Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja pas humbjes ndaj Teutës, është shprehur i kënaqur që i dha mundësi futbollistëve që kanë pasur më pak minutazh.
“Nuk ishte qëllimi kryesor fitorja. Edhe pse në çdo ndeshje Skënderbeu futet për të fituar. Mbas fitimit të titullit dhe mbas festës që ka filluar në stërvitje, nuk prisnim që ta humbnim. Kemi marrë 2 gola nga goditja standarte. Por kam pasur më shumë kohë për të parë futbollistët që mund të bashkohen me skuadrën për të na ndihmuar në të ardhmen.
“Unë kam thënë që do t’i jepet mundësi atyre futbollistëve që kanë pasur më pak minutazh pasi kemi bërë shumë ndeshje në kampionat, Europë e Kupë.
“Nuk është ndeshje që ia kaloj përgjegjësitë lojtarëve. Përderisa këta lojtarë janë të Skënderbeut, do të thotë se unë kam dhënë “OK” për të qenë pjesë e Skënderbeut, por impenjimi në Europë dhe kampionat, ka bërë që ata të kenë pak minuta. Ne e kemi për detyrë që të punojmë me to më shumë edhe individualisht”,-tha Daja për “SuperSport”.
(M.Q/Faxweb)