16:46 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Të shtënat më armë zjarri dje në Tiranë, policia zbardh ngjarjen

09:23 | 14/05/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të shtënat më armë zjarri dje në Tiranë, policia zbardh ngjarjen

Policia e Tiranë ka zbardhur konfliktin e ndodhur dje gjatë orëve të mbrëmjes në bulevardin “Bajram Curri”. Policia ka shpallur në kërkim shtetasit me iniciale A.GJ, 22 vjeç dhe XH.H, 23 vjeç. Personat kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A.B, 25 vjeç.

Ndërkohë që është arrestuar M.GJ 23 vjeç për përkrahje të autorit në krim. 25 vjeçari ka pësuar një gërvishtje të lehtë në këmbë.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja armë zjarri.

Njoftimi i policisë

Specialistët e hetimit të krimeve ndaj jetës dhe pronës pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, shpallën në kërkim shtetasit :

– A. Gj., 22 vjeç, banues në Tiranë

– Xh. H., 23 vjeç, banues në Tiranë

Këta dy shtetas, ditën e djeshme rreth orës 21:10, në bulevardin “Bajram Curri” pas një konflikti për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, (i cili ka pësuar një gërvishtje të lehtë në kofshën e djathtë) dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me mjetin tip “Opel” në përdorim të shtetasit M. Gj.

Gjithashtu u arrestua shtetasi :

– M. Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ka ndihmuar dy autorët të largohen nga vendi i ngjarjes me mjetin tip “Opel”.

Në vendngjarje janë gjetur 3 gëzhoja të qitura nga armë zjarri e llojit pistoletë të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u proçedua në gjëndje të lirë shtetasi A. B., 25 vjeç ( i dëmtuari ), pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet 0.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe Municionit”, në ngarkim të shtetasve A. Gj., dhe Xh. H., parashkuar nga neni 76/22/25 të Kodit Penal, për veprën penale “ Përkrahje e autorit në krim” në ngarkim të shtetasit M. Gj., parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal dhe për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndës narkotike” në ngarkim të shtetasit A. B., parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: konflikt arme zjarri
Pas

”Të jesh LGBT është zgjedhje”, gazetarja tregon problemet shqetësuese: Abuzimi me vajzat…

Para

Ç’po paralajmëron PD?! Deklaratë të jashtëzakonshme në orën…

Para
Ç’po paralajmëron PD?! Deklaratë të jashtëzakonshme në orën…

Ç'po paralajmëron PD?! Deklaratë të jashtëzakonshme në orën...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tym në pjesën e pasme të kabinës, aeroplani zviceran bën ulje emergjente në Gjermani

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë fiton pafajësinë, Shkëlzen Selimi akuzohej për fshehje të pasurisë

Video/Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përmbyset automjeti, bllokohet qarkullimi i makinave

Arrestohet 48-vjeçari në Tiranë për dhunë në familje dhe kanosje me thikë

Vjosa Osmani takim me ambasadorin francez në Kosovë, fokus zhvillimet politike në vend

Nuk ka surpriza në Kosovë! 43 dështime, nuk realizohet konstituimi i institucioneve as në seancën e radhës parlamentare

Debatet në KAS për Durrësin/ Kalaja kërkon rinumërimin e të gjithë qarkut: Më thatë se po të gjendeshin shkelje, do e bënit! Do shkoj në Kushtetuese

“Ekonomia shqiptare në trend pozitiv”, Sejko pret në takim ambasadorin e Spanjës: Turizmi promotor i zhvillimit

Rekord trasaksionesh në euro/ BSH: Në periudhën janar-maj u transferuan 2.4 miliardë euro

Rusi/ Vetëvritet ministri i Transportit Roman Starovoit pas shkarkimit nga Putin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.