Gjatë një konference të jashtëzakonshme, Partia Demokratike ka publikuar për herë të parë një material audio ku sipas demokratëve vërtetohet aktiviteti kriminal i Agron Xhafajt, vëllait të ministrit Agron Xhafaj.
Gjatë publikimit të materialeve audio, PD i ka bashkëngjitur materialit dhe një foto të Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, pasi atij nuk i gjendej asnjë foto.
PD ka deklaruar se vëllai i ministrit vijon trafikun e drogës dhe se Xhafaj i ka siguruar paprekshmëri.
Agron Xhafa, vëllai i deputetit socialist dhe kreut të komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafa është përgjuar nga policia italiane në lidhje me trafikun e drogës që ai bënte në zona të ndryshme të Italisë.
Përgjimet e zbardhura nga policia italiane dhe të mbërritura në Shqipëri, ku i janë vënë në dispozicion policisë shqiptare, por kjo e fundit nuk ka vepruar.
Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafës, është në pritje të dënimit nga Gjykata e Leçes në Itali, e cila po gjykon një grup kriminal shqiptarësh, të përfshirë në trafik ndërkombëtar dhe shpërndarje e shitje lëndësh narkotike.
Hetimet për këtë grup kriminal janë zhvilluar në periudhën 2000-2001 nga Drejtoria e Antimafias në Leçe dhe janë zbuluar të paktën 7 raste kur Agron Xhafaj është përfshirë me veprime aktive në furnizimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike marijuanë, heroinë dhe kokainë në tregun italian.
Sipas hetimeve të Antimafias italiane, Agron Xhafaj vepronte në Bolonja. Ai ishte pjesë e një grupi që siguronte drogën kryesisht në Shqipëri dhe më pas e shpërndanin në qytete si Salento, Firenze, Bologna, Parma, etj.
Në këtë hetim ka qenë i përfshirë edhe Drejtoria e Antidrogës Amerikane (DEA), pasi grupi i shqiptarëve, ku Agron Xhafaj kishte rol kryesor, kryente trafik lëndësh narkotike nga Italia në Amerikë.
Rezulton se Agron Xhafaj është përfshirë drejtëpërdrejtë në një linjë trafiku lënde narkotike nga Italia për në Poloni. Por, kjo linjë nuk rezultoi produktive, pasi Agron Xhafaj siguroi një sasi lënde narkotike të cilësisë së dobët, e cila nuk i pëlqeu pritësve polakë.
Në vijim janë 7 rastet e evidentuara nga Antimafia Italiane, ku është përfshirë drejtpërdrejtë Agron Xhafaj në importimin, furnizimin, shpërndarjen dhe shitjen e lëndës narkotike në zona të ndryshme të Italisë.
(M.Q/Faxweb)