Dihet që me ardhjen e teknologjisë dhe mjeteve të reja të komunikimit edhe gabimet mund të jenë më të mëdha.
Edmond Spaho në vend që ti çonte mesazh në privat Petrit Vasililit, ia ka çuar në grupin ku janë disa prej deputetëve.
Madje, madje ka zbuluar se me ”përkëdheli” e quan Lulzim Bashën, kreun e PD-së Luli.
Biseda e plotë:
Sekretarja e Kuvendit: …do të zhvillohet mbledhja e Konferencës, për të diskutuar në lidhje me programin dhe kalendarin. Mbledhja zhvillohet në sallën “Pjetër Arbnori”, kati i IV te Krysia. Faleminderit për mirëkuptimin, Mira.
Petrit Vasili: Mira kjo është krejtësisht e papërshtatshme dhe e gabuar, pasi kemi mbledhje të komisionit të planifikuara me kohë dhe të vendosura në kalendarin e punës, i cili është publikuar. Vendosja e një orari të tillë bëhet enkas për të na e bërë të pamundur pjesëmarrjen.
Edmond Spaho: Ne mesa shoh nuk do marrim pjesë. Do i dërgoj Lulit edhe një mesazh tjetër.
Erjon Braçe: Më fal po c’punë kemi ne me Lulin mo vlla? Ai mund të mos jetë zgjuar akoma.
(E.K/FAXWEB.AL)