17:29 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arta Marku pushon nga puna burrë dhe grua, për çfarë akuzohet Rovena Gashi dhe Dritan Gina

13:17 | 14/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arta Marku pushon nga puna burrë dhe grua, për çfarë akuzohet Rovena Gashi dhe Dritan Gina

Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme Arta Marku, ka pezulluar nga detyra dy prokurorët, burrë dhe grua, Rovena Gashin dhe Dritan Ginën.

Gashi dhe Gina janë të pandehur nga prokuroria e Durrësit për mosdeklarim të ardhurash.Në njoftimin e prokurorisë Rovena Gashi akuzohet për refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal.

Prokurorja Gashi do të jetë e pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.

Ndërkohë që bashkëshorti i saj, prokurori Dritan Gina akuzohet refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal. Prokurori Gina do të jetë i pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.

Vendimet e Arta Markut
Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku me vendimin nr.140, dt. 11-05-2018, bazuar në nenet 148/d pika 4, gërma “b” dhe 179 pika 7 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; në nenet 151, pika 1, gërma “b” dhe pika 2 gërma “b”; 155 dhe 160, pika 2, gërma “c”, të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi:

Pezullimin nga detyra të prokurores pranë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, znj. Rovena Gashi.

Pezullimi i znj.Gashi u vendos pasi Kryeprokurorja u njoh me informacionin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të shtetases Rovena Gashi për veprën penale:

“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal.

Prokurorja Gashi do të jetë e pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.

Pezullimi z.Dritan Gina
Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku me vendimin nr.141, dt. 11-05-2018, bazuar në nenet 148/d pika 4, gërma “b” dhe 179 pika 7 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; në nenet 151, pika 1, gërma “b” dhe pika 2 gërma “b”; 155 dhe 160, pika 2, gërma “c”, të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi:

Pezullimin nga detyra të prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, z.Dritan Gina.

Pezullimi i z.Gina u vendos pasi Kryeprokurorja u njoh me informacionin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të shtetasit Dritan Gina për veprën penale:

“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal.

Prokurori Gina do të jetë i pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: Rovena Gashi
Pas

Tërmet në Vlorë, ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

Para

Rama s’humb kohë, nxjerr me urgjencë Taulant Ballën: Nëse ajo që dëgjuam është e vërtetë atëherë Fatmir Xhafaj…

Para
Taulant Balla: Basha shkeli ligjin e dekriminalizimit, shpif ndaj Policisë së Shtetit

Rama s’humb kohë, nxjerr me urgjencë Taulant Ballën: Nëse ajo që dëgjuam është e vërtetë atëherë Fatmir Xhafaj…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidenti i Republikës së Italisë dekoron me titullin “Kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë”, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit

Presidenti Begaj në vizitë zyrtare në Kalabri për të forcuar lidhjet me komunitetet arbëreshe

BE ndan 17 milionë euro për të mbajtur infermierët brenda Unionit

Netanyahu: Me ndihmën e SHBA, fushata mund të rrëzojë regjimin iranian por nuk është aq e thjeshtë

70-vjeçari dyshohet se vdiq nga arresti kardiak në “Gropën e ujërave termale” në Peshkopi

Irani kërcënon me sulme të reja ndaj Izraelit: “Nuk kemi kufij në objektiva”

QKB u kujton bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare deri më 31 korrik

Belsh/Masat e marra për aktivitetin çiklistik “Kampionati Kombëtar i Rrugës 2025”

Rezultati i 11 majit në rishikim, PS dhe PD në rënie pas rinumërimit të 160 kutive

Mosmarrëveshja kufitare Kamboxhia–Tajlandë, një telefonatë që trondit qeverinë tajlandeze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.