Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” ne Tv Klan.
Këngëtarja u pyet gjatë emisionit pyet nga Ermal Mamaqi për incidentin që i ndodhi në skenë disa javë më pare tek “The Voice Kids”
Tarifa tregoi se situata ishte e vështirë, madje mund të ishte vrarë shumë si pasojë e rrëzimit në skenë.
Mamaqi: Ke patur një shpërthim me mediat kur u rrëzove në tokë në skenë, kur u plase aty…
Tarifa: Unë mund të kisha thyer qafën dhe këto bëjnë budallallëqe që u plas në tokë. Po plaçi në vend. Ajo ishte një pengesë normale dhe unë u çova me shumë finesë dhe e kalova momentin.