Një 19-vjeçare shqiptare është arrestuar dje në Greqi, pasi dyshohet të ketë mbytur foshnjën e saj të sapolindur. Ngjarja horror ka tronditur të gjithë opinionin publik, pasi në krim është përfshirë dhe nëna e vajzës e cila e ka ndihmuar atë ti japë fund jetës së foshnjës së saj.
Shqiptarja 19 vjeç ka deklaruar para autoriteteve greke se foshnja e gjinisë mashkull ishte e padëshiruar për të, si fryt i një marrëdhënieje të pakurorëzuar. Ajo ka rrëfyer se lindjen e ka kryer në shtëpinë e saj dhe se e ka mbytur foshnjën me kordonin e kërthizës, më pas ia ka dhënë nënës së saj ta hidhte në plehra.
Foshnja e mbështjellur me qese plehrash është gjetur rastësisht dhe menjëherë policia ka nisur hetimet, ndërsa gjurmët i kanë çuar tek shqiptarja.
Më tej, ajo ka treguar se me të dashurin e saj ishte njohur nga ‘Facebook’, por nuk ishte e sigurt nëse fëmija ishte i tiji apo jo. 19-vjeçarja ishte përpjekur të ndalonte shtatzëninë, por nuk ja kishte dalë, ndaj dhe pas lindjes ajo ka ndërmarrë aktin tragjik.