Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me sekuestrimin e dy laboratorëve në Tiranë ku falsifikoheshin dokumente për dhënien e vizave amerikane.
Gazetarja e ‘Fax News’ Xhensila Kodra raportoi se dy laboratorët e sekuestruar nga policia me urdhër të Perokurorisë për Krime të Rënda ndodhen në zonën “Kodra e Diellit” dhe zonën “Zogu I Zi”.
Pas kontrollit të policisë është bërë e mundur edhe arrestimi i 7 peronave nga 13 të shpallur në kërkim, mes të arresturve dyshohet se është edhe një punonjës policie.
Vizat jepeshin kryesisht drejt Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Dy prej të ndaluarve janë me inicialet A.M dhe K.B. Operacioni është në zhvillim e sipër dhe policia është e rezervuar në dhëenien e informacioneve.
Sipas hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë qenë përgjimet dhe vëzhgimet ambientale ato që kanë zbuluar grupin kriminal. Kjo është hera e dytë në pak muaj ku pas operacionit “One if By land” goditet një grup trafikimi qeniesh njerëzore drejt SHBA-ve dhe Anglisë.
(B.H/FaxWeb)