Ernest Gjioka nuk është më trajner i Vllaznisë. Një ditë pas humbjes me Partizanin, ai ka zyrtarizuar gjithçka.
Nëpërmjet një njoftimi për mediat shkruhet se Gjoka ka paraqitur dorëheqjen, ndërkohë prej ditës së nesërme dhe deri në fund të kampionatit, ekipi do të drejtohet nga trajneri i Vllaznisë B, Ervis Kraja.
“KOMUNIKATË PËR MEDIAT:
KF Vllaznia bën të ditur se trajneri Ernest Gjoka pasditen e sotme ka paraqitur zyrtarisht dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës. KF Vllaznia bën të ditur se që prej ditës së nesërme dhe deri në fund të kampionatit, ekipi do të trajnohet nga trajneri i ekipit B, Ervis Kraja.” – shkruhet në njoftimin e klubit shkodran
(B.H/Faxëeb)