Vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xfafaj, Agron Xhafaj ka paditur tre deputetët e PD-së në Prokurorinë e Tiranës pas publikimit të audiopërgjimeve.
Ai thotë se audiopërgjimi është i sajuar.
Vëllai i ministrit ka depozituar kallëzim penal për 3 deputetët e PD, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji, me pretendimin se kanë sajuar prova dhe në asnjë moment zëri qe është degjuar ne audiopergjimin e publikuar sot nuk është i Agron Xhafajt.
PD publikoi një audiopërgjim ambiental,që implikonte vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj se flet me trafikantë droge.
Mësohet se në kallëzimin penal depozituar në orët e vona të mbrëmjes së të hënës, Agron Xhafaj deklaron se audio-përgjimi është i rremë, i konsumuar nëpërmjet sajesës dhe manipulimit të provave.
(B.H/Faxweb)