Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri do të shkojë sot në Gjykatë për tu njohur me masën e arrestit ndaj tij.
Po sipas ish-drejtuesit të Policisë Mit’hat Havari Tahiri do të marrë një fitore spektakolare,pasi sipas tij nuk ka prova të forta që e implikojnë ish-ministrin.
“Nuk kanë prova të forta dhe unë mendoj se Tahiri do të marrë një pafajësi spektakolare. Po të kishte ndonjë gjë serioze do të thoshin. Kryetari i Bashkisë së Lezhës u la me detyrim paraqitjeje, për këtë nuk foli PD-ja”, deklaroi Havari në ‘’Fax News’’.
Ndërkohë referuar rastit Xhafaj, Havari u shpreh se nëse do të ishte për të ministri nuk duhej që të jepte dorëheqjen, pasi nuk është ai përgjegjësi për veprimet e të vëllait.
(E.K/FAXWEB.AL)